Jonatani iu përgjigj: «Eja të dalim në fushë». Atëherë dolën të dy në fushë. Jonatani i tha: «Pasha ZOTIN, Perëndinë e Izraelit, nesër apo pasnesër, si në këtë kohë, do ta zbuloj se ç'mendon im atë. Nëse ta do të mirën do të të çoj fjalë. Nëse të do të ligën, keq e më keq ma bëftë ZOTI po nuk të çova fjalë e nuk të lashë të ikësh në paqe. ZOTI qoftë me ty siç ka qenë me atin tim. Sa të jem gjallë, sillu me mua sipas mirësisë së ZOTIT. Po të vdes, mos ia moho kurrë shtëpisë sime mirësinë tënde, as kur ZOTI t'i ketë shuar nga faqja e dheut të gjithë armiqtë e Davidit». Jonatani lidhi besën me shtëpinë e Davidit e tha: «ZOTI ua ktheftë armiqve të Davidit!». Jonatani e vuri në be Davidin për dashurinë që kishte për të, se e donte si veten.
Lexo 1 Samuelit 20
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: 1 Samuelit 20:11-17
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video