Filistinët i mblodhën ushtritë për luftë në Sokoh të Judës e fushuan mes Sokohut e Azekahut, në Efes Damim. Edhe Sauli e burrat e Izraelit u mblodhën e fushuan në luginën e Elahut. Ata u rreshtuan për t'u ndeshur me filistinët. Filistinët qëndronin në njërin mal, izraelitët në malin tjetër dhe mes tyre ishte lugina. Nga radhët e filistinëve doli një luftëtar me emrin Goliat, prej Gatit. Ai ishte rreth tri metra i gjatë. Në kokë kishte një përkrenare bronzi e mbante veshur një parzmore me luspa bronzi që peshonte rreth pesëdhjetë e shtatë kilogramë. Ishte i mbathur me bronz deri në ijë dhe mbante krahaqafë një heshtë bronzi. Shtiza e drunjtë e heshtës ishte sa shuli i tezgjahut dhe tehu i hekurt i heshtës i peshonte shtatë kilogramë. Përpara i shkonte shqytari. Ai zuri vend e u thirri aradheve të Izraelit: «Përse keni dalë në luftë? A nuk jam unë filistin dhe a nuk jeni ju shërbëtorë të Saulit? Zgjidhni, pra, njërin prej jush të zbresë tek unë. Nëse fiton kundër meje e më vret, ne do të bëhemi skllevërit tuaj, por, nëse fitoj unë dhe e vras, ju do të bëheni skllevërit tanë e do të na shërbeni». Filistini u tha: «Sot po i nguc aradhet e Izraelit! Më çoni dikë për dyluftim!». Kur Sauli e mbarë Izraeli i dëgjuan fjalët e filistinit, u tmerruan dhe i kapi një frikë e madhe.
Lexo 1 Samuelit 17
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: 1 Samuelit 17:1-11
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video