Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

1 Samuelit 12:12-24

1 Samuelit 12:12-24 AL1

Kur patë që erdhi kundër jush Nahashi, mbreti i amonitëve, më thatë: “Jo, duam një mbret mbi ne”, edhe pse ZOTI, Perëndia juaj, ishte mbreti juaj. Ja, ku e keni mbretin që zgjodhët, mbretin që kërkuat. Ja, ZOTI jua dha mbretin. Nëse e druani ZOTIN, nëse i shërbeni atij, nëse ia dëgjoni zërin e nuk ngrini krye kundër fjalës së ZOTIT, por e ndiqni ZOTIN, Perëndinë tuaj, do të keni mbarësi ju dhe mbreti që mbretëron mbi ju. Nëse nuk e dëgjoni zërin e ZOTIT dhe ngrini krye kundër fjalës së ZOTIT, dora e ZOTIT do të shtrihet kundër jush e mbretit tuaj. E tani, zini vend, që të shihni këtë gjë madhështore që ZOTI do të bëjë para syve tuaj. A nuk korret gruri sot? Do ta thërras ZOTIN që të çojë bubullima e shi dhe do ta kuptoni e do ta shihni sa e madhe është prapësia juaj në sytë e ZOTIT, që kërkuat mbret për vete». Atëherë Samueli i thirri ZOTIT e ZOTI dërgoi bubullima e shi po atë ditë. Gjithë populli u frikësua shumë prej ZOTIT e Samuelit e i tha Samuelit: «Lutju ZOTIT, Perëndisë tënd, për shërbëtorët e tu që të mos vdesim, se tërë mëkateve tona u shtuam edhe këtë ligësi duke kërkuar mbret për vete». Por Samueli i tha popullit: «Mos kini frikë. Ju e bëtë gjithë këtë ligësi, por mos u largoni prej ZOTIT. Shërbejini ZOTIT me gjithë zemër. Mos u tërhiqni pas kotësive, që nuk ju ndihmojnë e nuk ju shpëtojnë dot, se nuk janë asgjë. ZOTI nuk ka për ta braktisur popullin e tij për shkak të emrit të tij të madhërishëm. ZOTI vendosi t'ju bënte ju popullin e vet. Edhe për mua, qoftë larg të mëkatoj kundër ZOTIT, e të mos lutem më për ju. Do t'ju mësoj udhën e mbarë e të drejtë. Veç, druani ZOTIN, shërbejini atij me gjithë zemër e besnikërisht dhe shqyrtoni veprat madhështore që bëri për ju.