Atëherë vejusha i tha Elisë: «Ç'të kam bërë, o njeri i Perëndisë? Erdhe tek unë, që të më kujtosh paudhësitë e të më marrësh djalin?». Elia i tha: «Ma jep mua djalin». Ia mori djalin nga prehri, e çoi në dhomën e sipërme ku rrinte dhe e vuri mbi shtratin e vet. Atëherë i thirri ZOTIT: «O ZOT, Perëndia im, si ia solle këtë fatkeqësi edhe kësaj vejushe, tek e cila kam bujtur, dhe e le djalin e saj të vdesë?». Pastaj Elia u shtri tri herë mbi djalin dhe i thirri ZOTIT: «O ZOT, Perëndia im, të lutem, ktheja jetën djaloshit». ZOTI ia dëgjoi lutjen Elisë dhe djaloshi u ngjall e u kthye në jetë. Atëherë Elia e mori djaloshin, e zbriti nga dhoma e sipërme e shtëpisë, ia dha së ëmës e i tha: «Ja, djali yt jeton». Vejusha i tha Elisë: «Tani e di se ti je njeri i Perëndisë dhe se goja jote thotë me të vërtetë fjalën e ZOTIT».
Lexo 1 Mbretërve 17
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: 1 Mbretërve 17:18-24
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video