Në vitin e tetëmbëdhjetë të mbretërimit të Jeroboamit, birit të Nebatit, Abijami u bë mbret i Judës dhe mbretëroi në Jerusalem për tre vjet. Nëna e tij ishte e bija e Absalomit dhe quhej Maka. Abijami bëri të gjitha mëkatet që kishte bërë edhe i ati para tij. Zemra e tij nuk ishte e përkushtuar plotësisht ndaj ZOTIT, Perëndisë së tij, siç kishte qenë zemra e Davidit, paraardhësit të tij. E megjithatë, për hir të Davidit, ZOTI, Perëndia i tij, i dha një pasardhës për të sunduar në Jerusalem, që familja e Davidit të mos shuhej si pishtari e që Jerusalemi të mos binte. Davidi kishte bërë çka ishte e drejtë në sytë e ZOTIT dhe gjatë gjithë jetës nuk i ishte shmangur asnjërit prej urdhërimeve të tij, përveç rastit të Urjahut, hititit. Mes Rehoboamit dhe Jeroboamit pati luftë gjatë gjithë jetës. Bëmat e tjera të Abijamit e gjithçka bëri janë të shkruara në librin e Kronikave të Mbretërve të Judës. Edhe mes Abijamit dhe Jeroboamit pati luftë. Abijami u preh me paraardhësit e tij dhe e varrosën në qytetin e Davidit. Pas tij mbretëroi i biri, Asai.
Lexo 1 Mbretërve 15
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: 1 Mbretërve 15:1-8
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video