Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

1 Ezra 7

7
Përfundimi i tempullit
1Sisini, qeveritari i Sirisë së Madhe e Fenikës, Shetarboznai dhe bashkëpunëtorët e tyre ndoqën urdhrin e mbretit Dar. 2Ata i mbikëqyrnin punët e shenjta me më shumë kujdes, duke bashkëpunuar me pleqësinë e judenjve dhe me përgjegjësit e tempullit. 3Punimet e shenjta vijuan edhe me nxitjen e profecive të profetit Haga dhe të profetit Zakari. 4Ata i përfunduan ndërtimet sipas urdhrit të Zotit, Perëndisë së Izraelit. 5Me urdhrin e Kirit, Darit dhe Artakserksit, mbretërve të persëve, ndërtimi i tempullit të shenjtë përfundoi në ditën e njëzet e tretë të muajit Adar, që ishte viti i gjashtë i mbretërimit të Darit. 6Bijtë e Izraelit, priftërinjtë, levitët dhe gjithë të kthyerit prej robërisë vepruan sipas librit të Moisiut. 7Për kushtimin e tempullit flijuan njëqind dema, dyqind desh, katërqind qengja 8dhe, për mëkatin e mbarë Izraelit, dymbëdhjetë cjep sipas numrit të krerëve të dymbjedhjetë fiseve të Izraelit. 9Mandej caktuan priftërinj dhe levitë, sipas rendit të tyre, veshur me stoli, për shërbesën e Zotit, Perëndisë së Izraelit, siç është në librin e Moisiut. U caktuan edhe derëtarët e secilës portë.
Kremtimi i Pashkës
10Izraelitët e kthyer prej robërisë kremtuan Pashkën në ditën e katërmbëdhjetë të muajit të parë. Priftërinjtë ishin pastruar bashkë me levitët. 11Nuk e bënë pastrimin të gjithë të kthyerit prej robërisë, por vetëm levitët u pastruan të gjithë bashkë. 12Ata therën flinë e Pashkës për të gjithë të kthyerit nga robëria, për vëllezërit e tyre priftërinj dhe për vete. 13Izraelitët e kthyer prej robërisë hëngrën Pashkën bashkë me të gjithë ata që kishin hequr dorë nga fëlligështia e kombeve të vendit, për të kërkuar Zotin. 14Mandej kremtuan për shtatë ditë të kremten e Bukëve të ndorme, me gëzim para Zotit, 15sepse Zoti e kishte prirë zemrën e mbretit të Asirisë në të mirë të tyre, që ai t'i ndihmonte për të bërë veprat e Zotit, Perëndisë së Izraelit.

Aktualisht i përzgjedhur:

1 Ezra 7: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr