Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

1 Korintasve 16

16
Ndihma për të shenjtët
1Lidhur me mbledhjen e ndihmave për të shenjtët, veproni edhe ju ashtu siç i urdhërova kishat e Galatisë. 2Çdo të diel#16.2 ose: të parën ditë pas së shtunës, secili të vërë mënjanë aq sa ka mundur të kursejë, që të mos bëhet mbledhja e ndihmave kur të vij unë. 3Kur të vij do të dërgoj me letër shoqëruese ata që keni miratuar për të çuar dhuratën tuaj në Jerusalem. 4Po të jetë e udhës që të shkoj edhe unë, atëherë le të vijnë me mua.
Plane për udhëtim
5Te ju do të vij pasi të kem kaluar nga Maqedonia, se dua të kaloj nga Maqedonia. 6Ka mundësi të qëndroj te ju, ose edhe të kaloj dimrin, që të më ndihmoni për të shkuar atje ku duhet të shkoj. 7Nuk dua t'ju shoh kalimthi, por shpresoj të rri ca kohë me ju, në e lejoftë Zoti. 8Në Efes do të qëndroj deri për Rrëshajë, 9sepse m'u dha një mundësi e madhe për të vepruar, megjithëse kundështarët janë të shumtë.
10Po të vijë Timoteu, kujdesuni që të rrijë te ju pa frikë, se edhe ai bën veprën e Zotit sikurse dhe unë. 11Mos ta përçmojë askush, por ndihmojeni të niset prej jush në paqe, që të vijë tek unë, sepse bashkë me vëllezërit e presim të vijë.
12Lidhur me vëlla Apolin, iu luta shumë që të vinte te ju bashkë me vëllezërit, por nuk donte kurrsesi të vinte tani, kështu që do të vijë kur të mundet.
Porositë e fundit
13Rrini zgjuar, qëndroni të fortë në besim, bëhuni burra, jini të fortë! 14Bëni gjithçka me dashuri!
15Ju e njihni shtëpinë e Stefanait dhe e dini se është a para që besoi në Akai dhe se iu kushtua shërbesës për të shenjtët. Ju lutem, o vëllezër, 16t'u bindeni njerëzve të tillë dhe të gjithë atyre që bashkëpunojnë e që mundohen.
17Jam gëzuar shumë për ardhjen e Stefanait, Fortunatit dhe Akaikut, sepse ata plotësuan mungesën tuaj. 18Ata qetësuan shpirtin tim e tuajin, prandaj nderojini të tillë njerëz!
19Ju përshëndesin kishat e Azisë.
Ju përshëndesin shumë, në emër të Zotit, Akuili e Priska, bashkë me kishën që mblidhet në shtëpinë e tyre.
20Ju përshëndesin të gjithë vëllezërit.
Përshëndetni njëri-tjetrin me puthje të shenjtë.
21Përshëndetjen e kam shkruar vetë unë, Pali, me dorën time.
22Kush nuk do Zotin, mallkuar qoftë. Maranatha#16.22 ose: Zoti vjen!
23Hiri i Zotit Jezu qoftë me ju!
24Dashuria ime qoftë me ju të gjithë në Krishtin Jezu!

Aktualisht i përzgjedhur:

1 Korintasve 16: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr