Vëllezër, mos u bëni si fëmijë nga mendja. Jini si foshnja para së keqes, por të pjekur nga mendja. Në ligj është shkruar: « Këtij populli do t'i flas me njerëz që flasin gjuhë të tjera dhe me gojën e të huajve, por as kështu nuk do të më dëgjojnë », thotë Zoti. Prandaj gjuhët nuk janë shenjë për ata që besojnë, por për ata që nuk besojnë, ndërsa profecia nuk është për ata që nuk besojnë, por për ata që besojnë. Nëse mblidhet kisha në një vend e të gjithë flasin gjuhë të panjohura dhe po të hyjnë aty njerëz që nuk dinë ose që nuk besojnë, a nuk do të thonë se jeni marrosur? Por nëse të gjithë do të profetizojnë dhe aty hyn ndonjë që nuk beson apo nuk di, atëherë ai do të ndihet i qortuar dhe i dënuar nga ato që dëgjon. Të fshehtat e zemrës së tij do të shfaqen dhe duke rënë me fytyrë përdhe do të adhurojë Perëndinë e do të thotë: «Perëndia është me të vërtetë mes jush».
Lexo 1 Korintasve 14
Dëgjoj 1 Korintasve 14
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: 1 Korintasve 14:20-25
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video