Prandaj, ai që flet gjuhë të panjohur, të lutet që të marrë edhe dhuntinë për ta shpjeguar. Nëse lutem në gjuhë të panjohur, shpirti im lutet, por mendja ime nuk bashkëvepron. Çfarë të bëj, atëherë? Do të lutem me shpirt, por do të lutem edhe me mendje. Do të këndoj himne me shpirt, por do të këndoj edhe me mendje. Sepse, nëse ti e bekon Perëndinë me shpirt, si do t'i përgjigjet «Amen» falënderimit tënd dëgjuesi i thjeshtë i bashkësisë, përderisa nuk i kupton ato që thua? Ti mund të bësh një lutje të bukur falënderimi, por tjetri nuk rritet në besim. E falënderoj Perëndinë, sepse flas më shumë gjuhë të panjohura se të gjithë ju, por në kishë dua të them pesë fjalë që kuptohen, që të tjerët të mësojnë më mirë, sesa dhjetë mijë fjalë në një gjuhë të panjohur.
Lexo 1 Korintasve 14
Dëgjoj 1 Korintasve 14
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: 1 Korintasve 14:13-19
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video