1 Kronikave 14
14
Familja e Davidit
1Hirami, mbreti i Tirit, i dërgoi Davidit lajmëtarë, drurë cedri, muratorë e marangozë, për t'i ndërtuar shtëpinë. 2Atëherë Davidi e mori vesh se Zoti e kishte caktuar mbret të Izraelit dhe se mbretëria e tij ishte lartësuar për hir të popullit të tij, Izraelit.
3Davidi mori të tjera gra në Jerusalem e lindi bij e bija të tjera. 4Këta janë emrat e atyre që i lindën në Jerusalem: Shamuai, Shobabi, Natani, Solomoni, 5Ibhari, Elishuai, Elifeleti, 6Nogahu, Nefegu, Jafiai, 7Elishamai, Beeliadai dhe Elifeleti.
Shpartallimi i filistinëve
8Kur filistinët e morën vesh se Davidi ishte vajosur mbret mbi mbarë Izraelin, të gjithë shkuan për ta kërkuar Davidin. Davidi e mori vesh e u doli para. 9Filistinët mbërritën dhe zaptuan luginën e Refaimit. 10Davidi u këshillua me Perëndinë e tha: «A duhet të dal kundër filistinëve? A do të m'i lësh në dorë?». Zoti iu përgjigj: «Dil e do të t'i lë në dorë». 11Ata u ngjitën në Baal Peracim dhe Davidi i mundi aty. Davidi tha: «Perëndia i çau armiqtë e mi me dorën time, siç çahet uji». Prandaj ai vend quhet Baal Peracim. 12Ata i lanë aty idhujt e tyre, por Davidi urdhëroi të digjeshin në zjarr.
13Atëherë filistinët e mësynë përsëri luginën. 14Davidi u këshillua sërish me Perëndinë dhe Perëndia i tha: «Mos shko pas tyre. Sillu rrotull e dilu para nga Bekaimi. 15Kur të dëgjosh zhurmën e rreshtores në majat e Bekaimit, dil në betejë, sepse Perëndia do të dalë para teje, për ta goditur fushimin e filistinëve». 16Davidi bëri siç e urdhëroi Perëndia dhe e shpartalluan fushimin e filistinëve nga Gibeoni në Gezer. 17Emri i Davidit mori dhenë dhe Zoti i bëri të gjithë popujt t'ia kishin frikën.
Aktualisht i përzgjedhur:
1 Kronikave 14: AL1
Thekso
Ndaje
Copy
A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr
© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020
© Interconfessional Bible Society of Albania 2020