Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Psalteri 99

99
1Zoti mbëretënon, le të dridhenë popujtë, ai qi rri mbi Qerubimeë, le të tundetë dheu.
2Zoti asht’ i math ndë Sionë, edhe asht’ i naltë mbë gjithë kombet.
3Le të lavdurojën’ emëninë tand të madhinë edhe të frikshiminë, sepse asht’ i shenjtënuem.
4Edhe fuqia e mbëretit do gjyq; ti bane gati dreitëni, ti i bane gjyq e dreitëni Iakobit.
5Naltoni Zotinë Perëndinë t’onë, edhe lutni ndënëkambien’ e kambëvet ati, se ashtë shenjt.
6Moiseu edhe Aaroni ndërmiet priftënavet ati, edhe Samueli ndërmiet atyneve qi thërrasinë mb’emënit t’ati, thërritshinë mbë Zotinë, e i ndëgjoi.
7Ndë shtyllë reje u fliste, rueitnë deshmimet e ati, edhe urdhënimet’ e ati qi u dha.
8O Zot Perëndia ynë, ti i ndigjoishie ata, u bane tek ata Perëndi falës, por more shpagim për punët e atyneve.
9Naltoni Zotinë Perëndinë t’onë, edhe lutni ndë malt t’ati të shenjtënueminë, se Zoti Perëndia ynë ashtë shenjt.

Aktualisht i përzgjedhur:

Psalteri 99: PSGEKK1872

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr