Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Psalteri 96

96
1Këndoni Zotit kankë të re, këndoni Zotit, gjithë dheu.
2Këndoni Zotit, bekoni emënin’ e ati, epni za ditë për ditë për shpëtimin’ e ati.
3Diftoni kombevet lavdin’ e ati,edhe gjithë popujvet mërekullit’ e ati.
4Se Zoti asht’ i math, edhe i vëjefshim për me u lavduruem, asht’ i frikshim përmbi gjithë perëndinat.
5Se gjithë perëndinat’ e kombevet janë idhuj, por Zoti bani qijetë.
6Lavdi e madhëni ashtë përpara ati, fuqi e bukuri ashtë ndë shenjtënoret t’ati.
7Epni Zotit, o ateniat’ e popujvet, epni Zotit lavdi e fuqi.
8Epni Zotit lavdin’ e emënit ati, merrni dhunëtia, edhe hyni ndë oborret t’ati.
9Lutni Zotinë ndë të bukurënë shenjtënoren’ e ati, kini frikë prei faqes’ ati, gjithë dheu.
10Thoni ndër kombet, se Zoti mbëretënon, sepse bota ka me qenun’ e forcueme, qi të mos tundetë, ai ka me gjukuem popujtë me dreitëni.
11Le të gëzohenë qijetë edhe le të gazmohetë dheu, le të gjimojë deti, edhe të mbushunit’ e ati.
12Le të gëzohenë fushate, edhe gjithë qish janë nd’ato, ate-herë kanë me u gazmuem gjithë drut’ e pyllit, prei faqesë Zotit,
13se vien, se vien me gjukuem dhenë; ka me gjukuem botënë me dreitëni, edhe popujtë me të vërtetën’ e vet.

Aktualisht i përzgjedhur:

Psalteri 96: PSGEKK1872

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr