Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Psalteri 90

90
Urata e Moiseut, njeriut Perëndisë.
1O Zot, ti na u bane pshtetëje bres mbas brezi.
2Para se të lejën maletë, edhe të gatueish dhen’ e botënë, edhe çë prei jetësë së jetësë, ti je Perëndia.
3Këthen edhe e ban njerinë pluhunë, edhe thue: Këthehi, o të bijt’ e njerëzëvet.
4Se nji mijë viet ndë syt të tujanë porsi dita e dieshime qi shkoi, edhe porsi nji të rueitunë nate.
5I ban t’i rrëmbejë ujëtë, janë porsi andërrë, porsi bar ndë nadie qi përtërihetë.
6Ndë mëngjes lulëzon e përtërihetë; ndë mbramiet këputet’ e thahetë.
7Se po vdiremi prei mënisë s’ate, edhe po përzihemi prei zemërimit t’yt.
8Vune pa-udhënitë t’ona përpara teje, edhe të pshefate t’ona ndë dritë të faqesë s’ate.
9Se gjithë dittë t’ona shkojënë ndë zemërimt tand, shkoimë vietë t’anë porsi mendim qi shkon ndër mend.
10Ditt’ e jetësë t’onë janë prei vetiut shtatedhetë viet, edhe ndë qofshinë tetëdhetë viet për punë të shëndetit, por ma e shumapiesë e atyneve ashtë mundim e të dhimptunë, sepse shkon shpeit, edhe na fluturoimë.
11Kush ngjef fuqin’ e mënisë s’ate, edhe të zemërimit t’yt, mbas frikësë s’ate.
12Mëson-na me ngjehunë kështu dittë t’ona, qi të ngjisim zemërënë ndë dituni.
13Këthehu, o Zot: deri kurë? Edhe bahu i përdëllyeshim mbë shërbëtorët e tu.
14Ngij-na me përdëlliminë tand ndë mëngjest, edhe kemi me u gëzuem e me u gazmuem për gjithë ditt t’ona.
15Gëzo-na për ato ditt qi na mundove, edhe për ata viet qi pam të këqia.
16U shpërfaqtë puna jote mbë shërbëtorët e tu, edhe lavdia jote mbë të bijt e atyneve.
17Edhe qoftë ndriçim i Zotit Perëndisë t’onë mbi ne, edhe ndreq punën’ e duervet t’ona ndër ne, edhe punën’ e duervet t’ona ndreq-e.

Aktualisht i përzgjedhur:

Psalteri 90: PSGEKK1872

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë