Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Psalteri 80

80
Mbë të parinë kankatuer, mbi Shoshanim-edhuth. Psallm’ e Asafit.
1Mba vesh, ti qi kullot Israelinë, ti qi i heq udhënë Iosefit porsi tufeje, ti qi rri mbi Qerubim, shfaqu.
2Ndër sy të Efraimit, e të Beniaminit, e të Manasseut, ngre fuqinë tande, edhe eja me na shpëtuem.
3Këthe-na, o Perëndi, edhe ndrit faqenë tande, edhe kemi me shpëtuem.
4O Zot Perëndia i fuqivet, deri kurë ke me u zemëruem kundrë të falunit popullit t’yt?
5Ushqen ata me bukë lotsh, edhe u ep me pimë ujë lotsh me masë të madhe.
6Na bane ndër fëqinjt t’onë të ngranë me fjalë, edhe anëmiqtë t’anë përqeshinë njani tietërinë.
7Këthe-na, o Perëndia i fuqivet, edhe ndrit faqenë tande, edhe kemi me shpëtuem.
8Prune veshtë prei Misirit, përzune kombe, edhe e mbolle.
9I bane gati vend përpara, edhe e banë të zajë rranjë, edhe mbushi dhenë.
10U mbuluenë maletë prei hies’ ati, edhe degat’ e ati ishinë porsi dullenjat’ e Perëndisë.
11Shtrini hardhiat’ e veta deri ndë det, edhe bimat’ e veta deri ndë lumt.
12Përse shthure gjerdhet’ e ati, edhe gjith’ ata qi shkojën udhësë e vielinë?
13Thiu i pyllit e shkreton, edhe bisha e fushës’ e kullot.
14O Perëndia i fuqivet, këthehu pra, shtierë sytë prei qiellit, edhe shif, edhe vështro këtë veshtë,
15edhe ate veshtinë, qi mbuell e diathta jote, edhe ate bimënë qi forcove për vetëhet tande.
16U dogj ndë ziarrm, edhe u shkul, hupnë prei qirtimit faqesë s’ate.
17Qoftë dora jote mbi burrin’ e së diathtësë s’ate, edhe mbi të birin’ e njeriut qi e forcove për vetëhenë tande.
18Edhe na s’kemi me u mërguem prei teje; ep-na frymë të gjallë, edhe kemi me thirrë mb’emënit tand.
19O Zot Perëndia i fuqivet, këthe-na, ndrit faqene tande, edhe kemi me shpëtuem.

Aktualisht i përzgjedhur:

Psalteri 80: PSGEKK1872

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr