Psalteri 8
8
Mbë të parinë kankatuer, mbi Gittith. Psallm’ e Davidit.
1O Zot Zoti ynë, sa i mërekullueshim asht’ emëni yt mbë gjithë dhenë! Qi vune lavdinë tande nalt përmbi qillt.
2Prei gojësë foshnjevet edhe atyne qi pinë sisë bane gati lavdurim për punë të anëmiqvet tu, qi të prishish anëmikun’ edhe shpagë-marrësinë.
3Kur ve ore qillt’ e tu, punën’ e gishtënavet tu, hanën’ edhe yjetë, qi themelove ti!
4Qish ashtë njeriu, qi kuitojsh? A i biri njeriut, qi ta vështrojsh?
5Por ti e bane ate pakëzë ma të poshtëm se engjujtë, edhe e kunorëzove me lavdi e me nder.
6E vune ate zot mbi punët të duervet tua, të gjitha ja vune poshtë ndënë kambët t’ati.
7Gjithë dhentë edhe qetë, por edhe shtazët e fushësë,
8shpendët’ e qiellit, edhe peshqit’ e detit, qi shkojën’ udhëvet detënavet.
9O Zot Zoti ynë, sa i mërekullueshim asht’ emëni yt mbë gjithë dhenë!
Aktualisht i përzgjedhur:
Psalteri 8: PSGEKK1872
Thekso
Ndaje
Copy
A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr
The text is an open source, but the transliteration and digitalisation is a copyright of IBSA
Albanian Geg Psalms Konstandin Kristoforidhi © Interconfessional Bible Society of Albania, 1872.
Pssalmet Gegnisht - Kostandin Kristoforidhi © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë, 1872.