Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Psalteri 73:3-17

Psalteri 73:3-17 PSGEKK1872

Se pata zmir të marrëtë, tue pamë mbarësin’ e të këqivet. Se s’kanë mundime ndë vdekët t’atyneve, por fuqia e atyneve asht’ e fortë. Nukë janë ndër mundime njerëzish, as vishkullohenë bashkë me njerës. Përandai i qarkon madhështia porsi qafore, i mbulon pa-udhënia porsi petk. U kanë dalunë sytë prei dhiamit, kaluenë dashunimet’ e zemrësë. Shkojënë ndër mend, e flasinë keq për pa-udhëni, flasinë me madhështi. Venë gojën’ e vet ndë qiell, edhe gjuha e atyneve shkon dhenë. Përandai ka me u këthyem këtu populli i ati, edhe do të gjindenë shumë ujëna ndër ata. Edhe thonë: Qysh ngjef Perëndia? Edhe ka mend i Nalti? Shif këta të pa-besëtë te shkojënë mbarë përherë, u shtohetë gjaja. Vallë kot qirova zemrënë t’eme, edhe lava duert’ e mia pa faj. Sepse u vishkullueshë gjithë ditënë, edhe mundimi em ishte për gjithë nadie. Ndë thansha: Kam me folunë kështu, qe te shaj brezin’ e bijvet tu. U mendueshë me kupëtuem këtë, por m’u duk e randë ndër sy. Deri sa hyna ndë shenjtënoren’ e Perëndisë, atëherë kupëtova të mbrapmet’ e atyne.