Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Psalteri 65

65
Mbë të parinë kankatuer. Psallmë kanke e Davidit.
1Po të pret lavdurim ndë Sionë, o Perëndi, edhe tyi ashtë për të dhanë uratë.
2O ti qi ndëgjon të falunë, te ti ka me ardhunë qishdo mish.
3Fjalët e të pa-udhëvet duelnë ma të forta kundrë meje, ti ke me qiruem pa-udhënitë t’ona.
4Lum ai qi sgjodhe, edhe e more me vetëhe, qi të rrijë ndë oborret e tu; kemi me u ngimë me të mirat e shtëpisë s’ate, të shenjtënuemit tempullit t’yt.
5 Prei punës frikëshime me dreitëni, ke me na u përgjegjunë, o Perëndia i shpëtimit t’ynë, shpëresa e gjith’ anëvet dheut, edhe atyne qi janë lark ndë det;
6ti qi forcon maletë me fuqinë tande, qi je ngjeshunë me fuqi;
7ti qi pushon zanin e detit, zanin’ e valëvet ati, edhe të bërtitunit’ e popujvet.
8Edhe ata qi rrinë nd’ato anët përtej, druejënë shenjet e tua.
9Ti gëzon të dalat’ e mëngjesit edhe të mbramëjesë. Vështron dhenë, edhe e ujit; e ban të pasunë tepërë; lumi i Perëndisë u mbush me ujëna; ban gati grunët’ e atyne, se kështu e bane gati.
10Ujit vijat’ e ati, sheshon plisat’ e ati, sbut atë me pika shiu, bekon bimat’ e ati.
11Kunorëzon vitinë me të mirat e tua, edhe gjurmat’ e tua pikojënë dhiamë.
12Pikojënëmbi kullotat e shkretisë, edhe kodratë ngjishenë me gëzim.
13Fushatë janë veshunë me tufa dhensh, edhe gropësinatë mbuluem me grunë; brohorijënë, por edhe këndojënë.

Aktualisht i përzgjedhur:

Psalteri 65: PSGEKK1872

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr