Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Psalteri 62

62
Mbë të parinë kankatuer, për Ieduthunë. Psallm’ e Davidit.
1Vetëmë mbë Perëndinë prahetë shpirti em, sepse shpëtimi emvien prei ati.
2Vetëm’ ai ashtë shkrepi em, edhe shpëtimi em, mburonjësi em; s’kam me u tundunë së tepëri.
3Deri kurë keni me i ranë përsiprë njeriut? Ju të gjithë keni me u vramë, jeni porsi mur i pierrë, edhe si garth i shtymë.
4S’bajënë tietërë këshillë, veç ta shtienë poshtë prei nderit, u pëlqen rrena, bekojënë me gojë, e mallëkojënë me zemërë. Selah.
5Por ti, o shpirti em, prahu mbë Perëndinë, se tek ai ashtë shpëresa eme.
6Vetëm’ ai ashtë shkrepi em, edhe shpëtimi em, mburonja eme; s’kam me lueitunë vendit.
7Shpëtimi em edhe lavdia eme ashtë te Perëndia; shkrepi i fuqisë s’eme, edhe mpshtetëja eme ashtë te Perëndia.
8Shpëreni mb’atë kur-do, o popuj, hapni zemëratë tueja përpara ati, se Perëndia ashtë ndifmësi ynë. Selah.
9Vërtet njerëzit’ e dorësë poshtëme janë të kotë, edhe zotënitë janë rrenë: ndë peshoheshinë ndë ziq, të gjithë bashkë do të ishinë ma të letë, se vetë e kota.
10Mos shpëreni mbë pa-udhëni, edhe mos bahi të kotë ndë rrëmbesë; ndë rriethtë gjaja, mos ngjitni zemrënë tuei mbas asai.
11Nji herë foli Perëndia, dy herë e gjegja këtë, se fuqia asht’ e Perëndisë.
12Edhe yti ashtë përdëllimi, o Zot, se ti ke me ia paguem gjithë-se-cillit mbas punëvet ati.

Aktualisht i përzgjedhur:

Psalteri 62: PSGEKK1872

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë