Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Psalteri 57

57
Mbë të parinë kankatuer, mbi Al-tashheth, Miktam i Davidit, kur iku prei sysh Saulit ndë shpellë.
1Përdëlle-më, o Perëndi, përdëlle-më, se shpirti em vu shpëresënë mbë tyi, edhe kam me shpëryem mbë hien’ e fletëvet tua, deri sa të shkojënë të vështiratë.
2Kam me i thirrunë Perëndisë naltë, Perëndisë qi më ban mirë.
3Ka me dërguem prei qiellit, edhe ka me më shpëtuem; ka me shpërnderum atë qi rri me gojë hapëtë të më përpijë. Selah. Perëndia ka me dërguem përdëllimin’ e vet edhe të vërtetën’e vet.
4Shpirti em ashtë ndërmiet leonësh, dirgjem ndërmiet të bijvet njerëzëvet qi ndizenë flakë, dhambët e atyne janë shtiza e shigjeta, edhe gjuha e atyne ashtë shpat’ e hollë.
5Naltohu mbi qillt, o Perëndi, lavdia jote qoftë mbi gjithë dhenë.
6Bane gati kurth për kambët e mia, shpirti em u kurrus poshtë; mihnë gropë përpara meje, por ranë nd’atë. Selah.
7Zemëra eme ashtë gati, o Perëndi, zemëra eme ashtë gati, kam me kënduem e me psallunë.
8Çohu lavdia eme, çohu, psallter e qitharë, kam me u çuem ndë nadie.
9Kam me të lavduruem ndër popuj, o Zot, kam me të psallunë ndër kombe.
10Se përdëllimi yt u madhue deri më qillt, edhe e vërteta jote deri mbë ret.
11Naltohu përmbi qillt, o Perëndi, lavdia jote qoftë mbë gjithë dhenë.

Aktualisht i përzgjedhur:

Psalteri 57: PSGEKK1872

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr