Psalteri 52
52
Mbë të parinë kankatuer, Mashhil i Davidit, kur erdhi Doegu Idumiti, edhe i dha za Saulit, edhe i tha: erdhi Davidi ndë shtëpit të Ahimeleqit.
1Ç’mburre mbë të keqenë, o i fortë? Përdëllimi i Perëndisë mbet për gjithë monë.
2Gjuha jote shpif të këqia, porsi rruis i prefëtë, punon me gënjeshtrë.
3Deshe të keqenë ma tepërë se të mirënë, rrenënë ma tepërë se me folunë të dreitënë. Selah.
4Deshe gjithë fjalët’ e prishëjesë, edhe gjuhënë gënjeshtare.
5Përandai Perëndia ka me të rrenuem për kurdo, ka me të shkëputunë, edhe ka me të ndërruem vendinë prei tendësë s’ate, edhe ka me të shkulunë prei dheut të gjallëvet. Selah.
6Edhe të dreitëtë kanë me pamë, e kanë me u frikuem, edhe kanë me qeshunë për atë, tue thanë:
7Shif ai njeriu qi s’vuni Perëndinë për fuqin’ e vet, por shpëreu mbë të shumët e pasëjesë vet, edhe u forcue mbë të keqen’ e vet.
8Por unë kam me qenunë porsi dru ullini i ngjomë ndë shtëpit të Perëndisë; shpërej mbë përdëllimt të Perëndisë, për gjithë jetën’ e jetësë.
9Kam me të lavduruem përherë, se banekëtë, edhe kam me shpëryem mb’emënit tand, seasht’ i mirë përpara të dreitëvet tu.
Aktualisht i përzgjedhur:
Psalteri 52: PSGEKK1872
Thekso
Ndaje
Copy
A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr
The text is an open source, but the transliteration and digitalisation is a copyright of IBSA
Albanian Geg Psalms Konstandin Kristoforidhi © Interconfessional Bible Society of Albania, 1872.
Pssalmet Gegnisht - Kostandin Kristoforidhi © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë, 1872.