Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Psalteri 48

48
Kankë psallme për të bijt’ e Koreut.
1Zotiasht’ i math, edhe fort i lavdurueshim ndë qytet të Perëndisë t’onë, ndë mal të shenjtënisë ati.
2Vend-bukurë, gëzimi i gjithë dheut ashtë mali i Sionësë, kah brit’e borësë, qyteti i mbëretit math.
3Perëndia ngjifetë ndë pallatet t’asai për mpshtetëje të naltë.
4Se qe tek u mbëlothnë mbëretënitë, shkuenë bashkë.
5Ata kur panë kështu, u mërekulluenë, u përzienë, edhe iknë me vrap.
6I muer frika atie, të dhimptuna, si asai qi piell.
7Me erë të lemit diellit thyenë barkët’ e Tharsisë.
8Sikurse ndëgjuem, kështu pam ndë qytet të Zotit fuqivet, ndë qytet të Perëndisë t’onë; Perëndia ka me themeluem atë për gjithë jetënë. Selah.
9Presim përdëlliminë tand, o Perëndi, ndë miedis të tempullit t’yt.
10Mbas emënit t’yt, o Perëndi, kështu asht’ edhe lavdurimi yt deri mbë anët të dheut; e diathta jote ashtë plot me dreitëni.
11Le të gëzohetë mali i Sionësë, le të gëzohenë të bijat’ e Iudësë për gjyqet e tu.
12Qarkoni Sionënë, edhe ecëni rrotull’ asai, numëroni burgjet’ e asai.
13Ngulni zemrënë tuei mbë muret t’asai, vështroni pallatet’ e asai, qi t’i tregoni brezit mbasandaim.
14Sepse kyi Perëndi ashtë Perëndia ynë jetë mbas jete, ai ka me na hiekë udhënë deri mbë vdekët.

Aktualisht i përzgjedhur:

Psalteri 48: PSGEKK1872

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr