Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Psalteri 46

46
Mbë të parinë kankatuer, për të bijt’ e Koreut: kankë mbi Alamoth.
1Perëndia ashtë mpshtetëja jonë, edhe fuqia, ndifmë fort e gatishime ndë shtrëngimet.
2Përandai s’kemi me pasunë frikë, edhe ndë u lëkundtë dheu, edhe të ndërrojënë vend maletë ndë kërthizë të detënavet;
3gjimojënë e përzihen’ ujënat’ e atyne, edhe lëkundenë maletë prei naltësinës’ atyne. Selah.
4Lumi, edhe rrëket’ e ati kanë me gëzuem qytetin’ e Perëndisë, të shenjtënueminë vendin’ e tendavet të Naltit.
5Perëndia ashtë ndë miedis t’ati, edhe s’ka me u lëkundunë; Perëndia ka me i ndifunë çë prei së sbardhëmesë dritësë.
6Sfuturinë kombetë, u tuntnë mbëretënitë, dha zanin’ e vet, u tret dheu.
7Zoti i fuqivet ashtë bashkë me ne, Perëndia i Iakobit ashtë mpshtetëje e naltë për ne. Selah.
8Eni, e shifni punët’ e Zotit: ç’shkretime bani ndë dhet.
9Pushon luftënatë deri ndë anët të dheut, thyen hark, e copëton shtizë, diek qerre ndë ziarrm.
10Pushoni, e ngjifni, se unë jam Perëndia, kam me u naltuem ndër kombet, kam me u naltuem ndë dhet.
11Zoti i fuqivet ashtë bashkë me ne, Perëndia i Iakobit ashtë mpshtetëje e naltë për ne. Selah.

Aktualisht i përzgjedhur:

Psalteri 46: PSGEKK1872

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr