Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Psalteri 34:1-10

Psalteri 34:1-10 PSGEKK1872

Kam me bekuem Zotinë mbë qish do kohë, lavdurimi i ati ka me qenunë kurdo ndë gojët t’eme. Shpirti em do të mburretë mbë Zotinë, të butëtë kanë me ndëgjuem, edhe kanë me u gëzuem. Madhënoni Zotinë bashkë me mue, edhe le të naltoimë bashkë emënin’ e ati. Kërkova Zotinë, edhe më ndëgjoi, edhe më shpëtoi prei gjithë frikavet mia. Shtinë sytë mb’atë, edhe u ndritnë, edhe faqet’ e atyne s’u turpënuenë. Kyi i vobegu thërriti, edhe Zoti e ndëgjoi, edhe e shpëtoi prei gjithë shtrëgimevet ati. Engjulli i Zotit ve ushtërinë rreth atyneve qi e kanë frikë, edhe i ruen. Ngjinoni edhe shifni, se Zoti asht’ i mirë. Lum ai njeri qi shpëren mb’atë. Droni Zotinë, o shenjtënit’ e ati,se s’u mengon gja atyne qi druejën’ atë. Këlysht’ e leonëvet kanë nevojë edhe kanë uni, por ata qi kërkojënë Zotinë, s’u mengon as ndonji gja e mirë.