Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Psalteri 30

30
Psallmë kanke mbë të përtërimit e shtëpisë Davidit.
1Kam me të naltuem, o Zot, se më naltove, edhe nukë gëzove anëmiqt e mi mbë mue.
2O Zot Perëndia em, bërtita te ti, edhe më shëndoshe.
3O Zot, nxore shpirtinë t’em prei vorrit, më rueite jetënë, qi të mos sdryp ndë gropët.
4Psallni Zotit, o të dreitët’ e ati, edhe lavduroni kuitimin’ e shenjtënisë ati.
5Sepse zemërimi ati mba vetëmë nji grime herë, por ashtë jetë ndë dashunim t’ati; ndë mbramiet mund të vijë të qjamë, por ndë mëngjes bahetë gëzim.
6Por unë thashë ndë mbarësit t’eme: S’kam me u tundunë për gjithë jetënë.
7O Zot, me anë të dashunimit tand i dhe fuqi malit t’em. Këtheve mbënjanë faqenë tande, edhe u përzishë.
8Te ti thërrita, o Zot, edhe iu luta Zotit.
9Ç’ të mirë bahetë ndë gjakt t’em, ndë sdrypsha ndë gropë? Mos ka me të lavduruem pluhuni? A ka me diftuem të vërtetënë tande?
10Ndëgjo o Zot, edhe përdëlle-më, o Zot, bahu ndifmësi em.
11Këtheve të qjamitë t’em ndë gas, grise thesinë t’em, edhe më ngjeshe gëzim,
12qi të psalli për tyi lavdia eme, edhe të mos pushojë. O Zot Perëndia em, kam me të lavduruem për gjithë jetënë.

Aktualisht i përzgjedhur:

Psalteri 30: PSGEKK1872

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr