Psalteri 24
24
Psallm’ e Davidit.
1Dheu asht i Zotit, edhe të mbushunit’ e ati: bota, edhe ata qi rrinë nd’atë.
2Sepse ai themeloi atë mbi detënat, edhe e qindroi mbi lumënat.
3Kush ka me hypunë ndë malt të Zotit? Edhe kush ka me ndenjunë ndë vend t’ati të shenjtënueminë?
4I pa-faji ndë duert, edhe i këthiellëti ndë zemërët, i cilli nukë dha shpirtin’ e vet mbë të kotë, edhe nuk’ u betue me gënjeshtrë.
5Kyi ka me marrë bekim prei Zotit, edhe dreitëni prei Perëndisë shpëtimit vet.
6Kyi ashtë brezi atyneve qi kërkojën’ atë, qi kërkojënë faqenë tande, o Perëndia i Iakobit. Selah.
7Ngreni krenët tuei, o dyer, edhe naltohi, o dyer të përjetëshime, se ka me hymë Mbëreti i lavdisë.
8Cilli ashtë kyi Mbëreti i lavdisë? Zot’ i fortë edhe i fuqishim, Zoti i fuqishim ndë luftë.
9Ngreni krenët tuei, o dyer, edhe naltohi, o dyer të përjetëshime, se ka me hymë Mbëreti i lavdisë.
10Cilli ashtë kyi Mbëreti i lavdisë? Zoti i fuqiavet: ai ashtë Mbëreti i lavdisë. Selah.
Aktualisht i përzgjedhur:
Psalteri 24: PSGEKK1872
Thekso
Ndaje
Copy
A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr
The text is an open source, but the transliteration and digitalisation is a copyright of IBSA
Albanian Geg Psalms Konstandin Kristoforidhi © Interconfessional Bible Society of Albania, 1872.
Pssalmet Gegnisht - Kostandin Kristoforidhi © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë, 1872.