Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Psalteri 18

18
Mbë të parinë kankatuer. Psallm’ e Davidit, shërbëtorit Zotit, i cilli foli te Zoti fjalët’ e kësai kanke, mb’atë ditë qi e shpëtoi Zoti prei duersh gjith anëmiqvet ati, edhe prei dorësë Saulit, edhe tha:
1Kam me të dashun’, o Zot, fuqia eme.
2Zoti ashtë guri em, edhe kasteli em, edhe shpëtimtari em; Perëndia em, shkrepi em; mb’atë kam me shpëryem; mburonja eme, edhe brini i shpëtimit t’em, edhe pyrgu em i nalti.
3Kam me thirrunë mbë Zotinë, qi ashtë për të lavduem, edhe kam me shpëtuem prei anëmiqvet mi.
4Më rrethuenë të dhimptuna vdeke, edhe më tremnë përronj pa-udhënie.
5Më rrethuenë të dhimptuna vorri, ma mbërrinë kurthe vdeke.
6Ndë shtrëngim t’em thirra Zotit, edhe klitha mbë Perëndinë t’em; më ndëgjoi zaninë prei tempullit vet, edhe klithma eme e mbërrini përpara ndë veshët t’ati.
7Atëhere u tund edhe u droth dheu, edhe themelet’ e malevet u tuntnë e lueitnë vendit, se u zemërue.
8Hypi tym prei fejevet hundës’ ati, edhe ziarrm qi diek prei gojës’ ati, thëngjij u ndesnë prei ati.
9Edhe uli qilltë, edhe sdrypi, edhe ishte errësinë ndënë kambët t’ati.
10Edhe hypi mbi Qerubim, edhe fluturoi, fluturoi mbi fletët t’erënavet.
11Vuni errësinë të mpësheftinë vendin’ e vet; tenda e ati ishte qark ati, ishinë ujëna të zes ndër rena të shpesha erënash.
12Prei ndriçimit përpara ati shkuenë retë, breshën’ edhe thëngjij ziarrmi.
13Edhe Zoti bumbullini ndë qillt, edhe i Nalti nxori zanin’ e vet: breshën edhe thëngjij ziarrmi.
14Edhe dërgoi shigjetat’ e veta, edhe shpërdau ata, edhe shumoi vetima, edhe i përzieu.
15Edhe u duknë bunimet’ e ujënavet, edhe u sbuluenë themelet’ e botësë, prei qirtimit tand, o Zot, prei të frymit frymësë fejevet hundësë s’ate.
16Dërgoi prei së nalti, e më muer; më hoqi prei ujënash shumëta.
17Më shpëtoi prei të fortit anëmikut t’em, dhe prei atyneve qi më kanë mëni, sepse ishinë ma të fortë se unë.
18Ma mbërrini ndë ditë të keqe, por Zoti qe forcati em.
19Edhe më nxuer ndë vend të gjanë, më liroi, sepse i pëlqeva.
20Zoti ma shpagoi mbas dreitënisë s’eme, edhe mbas së këthiellëtësë duervet mia ma shpagoi.
21Se rueita udhët’ e Zotit, edhe nukë dola i pa-besë te Perëndia em.
22Se gjithë gjyqet’ e ati ishinë përpara meje, edhe nukë largova prei meje urdhënimet’ e ati.
23Edhe dola faqe-bardhë tek ai, edhe u rueita prej pa-udhënisë s’eme.
24Edhe Zoti ma shpagoi mbas dreitënisë s’eme, edhe mbas së këthiellëtësë duervet mia përpara syvet ati.
25Me të dreitinë ke me qenun i dreitë, me njerin’ e qirutë ke me qenun’ i qirutë,
26me të këthiellëtinë ke me qenun’ i këthiellëtë, edhe me të shtrembëtinë ke me qenun’ i shtrembëtë.
27Se ti ke me shpëtuem nji popull qi ashtë ndë shtrëngim, por syt’ e madhështorëvet ke me i përvumë.
28Se ti ke me ndriçuem kandilinë t’em, Zoti Perëndia em ka me ndriçuem errësinënë t’eme.
29Se me anë tande kam me thyem ushtëri, edhe me anë të Perëndisë t’em kam me kapërcyem murë.
30Udh e Perëndisë asht’ e qirutë, fjal’ e Zotit asht’ e shprovueme, ashtë mburonja e gjith’ atyneve qi shpërejënë mb’atë.
31Sepse kush ashtë perëndi, veç Zotit? Edhe kush ashtë shkrep, veç Perëndisë t’onë?
32Perëndia asht’ ai qi më ngjesh fuqi, edhe ban të qirutë udhënë t’eme.
33Ban kambët’ e mia porsi të drenavet, edhe më qindron mbi vende të naltë.
34Mëson duert’ e mia ndë luftë, edhe bani krahat’ e mi hark të ramtë.
35Edhe më dhe mburonjën’ e shpëtimit tand, edhe e diathta jote më ndimoi, edhe të mirëtë t’at më rriti.
36Sgjanove hapat’ e mia përposh meje, edhe kambët’ e mia nuk’ u tuntnë.
37Ndoqa anëmiqt’ e mi, edhe i mbërrina, edhe nuk’ u këthyeshë der sa s’mbetnë ma.
38Dërrmova ata, edhe s’muftnë me u ngritunë: ranë ndënë kambët e mia
39Edhe më ngjeshe fuqi ndë luftë, vune ndënë kambët e mia ata qi u ngritnë kundrë meje.
40Edhe bane anëmiqt’ e mi të më këthejënë shpinënë, edhe prishe ata qi më kanë mëni.
41Thërritnë, por s’kishte kush me i shpëtuem, thërritnë Zotit, por nuk’ i ndëgjoi.
42Atëherë i hollova porsi pluhunë përpara faqes’ erësë, i hodha porsi baltën’ e udhëvet.
43Më shpëtove prei kundrë-fjalëvet popullit, më vune krye kombesh; nji popull, qi nuk’ e ngjofta, më shërbeu.
44Porsa ndëgjuenë me veshë, edhe më ndëgjuënë, të bijt’ e të huejvet ulnë kryetë tek unë.
45Të bijt’ e të huejvet u shpërdanë, edhe u tremnë ndë të mpësheftat vendet e vet.
46Rron Zoti, edhe qoftë bekuem shkrepi em, edhe u naltoftë Perëndia i shpëtimit t’em.
47Perëndia qi merr shpagim për mue, edhe ve popujtë ndënë mue, i cilli më shpëton prei anëmiqvet mi.
48Po, më nalton përmbi ata qi janë ngritunë kundrë meje, më shpëtove prei njeriut pa-udhë.
49Përandai kam me të lavduruem ndërmiet kombevet, o Zot, edhe kam me psallunë për emninë tand.
50Ai madhënon shpëtimet’ e mbëretit vet, edhe përdëllen të lyemin’ e vet, Davidin’ edhe farën’ e ati për gjithë jetënë.

Aktualisht i përzgjedhur:

Psalteri 18: PSGEKK1872

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr