Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Psalteri 149

149
1Alleluia. Këndoni Zotit kankë të re, lavdurimi i atiashtë ndë mbëledhëje të dreitëvet.
2Le të gëzohet Israeli për ate qi e bani, edhe le të gëzohenë të bijt’ e Sionësë për mbëretin’ e vet.
3Le të lavdurojën’ emënin’ e ati me valle, le t’i psallin’ emënin ati me tympan e me qitharë.
4Se Zotit i pëlqeu populli i vet, ka me naltuem të butëtë me shpëtim.
5Të dreitëtë kanë me u mburrunë ndë lavdi, edhe kanë me u gëzuem mbi shtratnat të vet.
6Lavdurimet’ e Perëndisë kanë me qenunë ndë gurmast t’atyne, edhe shpatatë me dy presëje n’dorët t’atyne,
7për me marrë shpagim prei kombevet, edhe me dhanë mundim popujvet,
8për me lidhunë mbëretënit’ e atyne me litar, edhe të lavdurueshimit’ e atyne me lidhëje të hekurta,
9për me bamë mb’ata gjyqin’ e shkruem. Këjo lavdi ka me qenunë për gjithë të dreitët’ e ati. Alleluia.

Aktualisht i përzgjedhur:

Psalteri 149: PSGEKK1872

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr