Psalteri 135
135
1Alleluia. Lavduroni emënin’ e Zotit, lavduroni, ju shërbëtorët’ e Zotit,
2qi rrini ndë shtëpi të Zotit, ndë oborre të shtëpisë Perëndisë t’onë.
3Lavduroni Zotinë, se Zoti asht’ i mirë; psallni emënit ati, se ashtë mirë.
4Se Zoti sgjodhi Iakobinë për vete, Israelinë për thesoren’ e vet.
5Sepse un’ e ngjofta, se Zoti asht’ i math, edhe Zoti ynë ashtë përmbi gjithë perëndinat.
6Zoti bani gjithë sa deshi ndë qiellt e ndë dhet, ndë detënat e ndë gjith’ abyssat.
7Hipën retë prei kantevet dheut, ban vetima për shi, nxier erëna prei thesorevet veta.
8I cilli vrau para-lindësit’ e Misirit, çë prei njeriu ngjer mbë bagëtinë,
9dërgoi shenje e punë të frikshime ndë miedis tand, o Misirë, mbi Faraonë, edhe mbi gjithë shërbëtorët e ati.
10I cilli u ra kombeve të mëdhej, edhe vrau mbëretën të fortë:
11Sionë mbëretin’ e Amorevet, edhe Ogunë mbëretin’ e Bashanit, edhe gjithë mbëretëniat’ e Hanaanit,
12edhe dha dhen’ e atyne trashigim, trashigim mbë Israelinë popullin’ e vet.
13O Zot, emëni yt ashtë për gjithë jetënë, edhe të përmendunitë t’at bres mbas brezi, o Zot.
14Se Zoti ka me gjukuem popullin’ e vet, edhe ka me u ngushëlluem për shërbëtorët e vet.
15Idhujt’ e kombevet janë argjand e ar, punë duersh njeriu.
16Gojë kanë, e nukë flasinë, sy kanë e nukë shofinë,
17veshë kanë e nukë gjegjenë, as kanë frymë ndë gojët t’atyne.
18Porsi ato u bafshin’ ata qi bajën’ ato, kushdo qi ka shpëresë mb’ato!
19O shtëpi e Israelit, bekoni Zotinë; o shtëpi e Aaronit, bekoni Zotinë;
20o shtëpi e Leviut, bekoni Zotinë; ju qi keni frikë Zotinë, bekoni Zotinë.
21I bekuem qoftë Zoti prei Sionet, ai qi rri ndë Ierusalemë. Alleluia.
Aktualisht i përzgjedhur:
Psalteri 135: PSGEKK1872
Thekso
Ndaje
Copy
A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr
The text is an open source, but the transliteration and digitalisation is a copyright of IBSA
Albanian Geg Psalms Konstandin Kristoforidhi © Interconfessional Bible Society of Albania, 1872.
Pssalmet Gegnisht - Kostandin Kristoforidhi © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë, 1872.