Psalteri 132
132
Kank’ e shkallëvet.
1Kujto, o Zot, Davidinë, edhe gjithë mundimet’ e ati,
2si bani be mbë Zotinë, edhe bani uratë mbë të fortinë Perëndin’ e Iakobit:
3S’kam me hymë ndë tendët të shtëpisë s’eme, s’kam me hipunë ndë shtrat të shtresësë s’eme,
4s’kam me u dhanë gjumë syvet mi, as të kotunë qerpikëvet mi.
5Ngjer sa të gjej vend për Zotinë, të ndenjunë për të fortinë Perëndin’ e Iakobit.
6Qe të ndigjuem për ate ndë Efratha, gjetëm ate ndër fushat të pyllit.
7Le të hyimë ndë tendat t’ati, le të lusim ndë vend qi shkelnë kambët’ e ati.
8Ngreu, o Zot, ndë të praitunit tand, ti, edhe arka e fuqisë s’ate.
9Priftënit’ e tu le të vishenë me dreitëni, edhe të dreitët’ e tu le të gëzohenë.
10Për punë të Davidit shërbëtorit t’yt, mos këthe mbë-nj’-anë faqen’ e të lyemit t’yt.
11Zoti iu betue Davidit me të vërtetë, s’ka me këthyem prapë fjalënë. Prei pemësë barkut t’yt kam me vumë mbë shkamp tand.
12Ndë rueiçinë bijt’e tu dhiatënë t’eme, edhe deshmimet’ e mi qi kam me u mësuem, edhe bijt’ e atyne kanë me ndenjunë për gjithë jetënë mbë shkamp tand.
13Se Zoti sgjodhi Sionënë, i pëlqeu me ndenjunë nd’ate.
14Këta ashtë të praitunitë t’em ndë jetët të jetësë, këtu kam me ndenjunë, se më pëlqeu.
15Kam me bekuem fort të ngranët’ e asai, kam me ngimë me bukë të vobegët’ e asai,
16edhe kam me veshunë priftënit’ e asai me shpëtim, edhe të dreitët’ e asai kanë me u gëzuem me gëzim.
17Atie kam me bamë t’i bijë Davidit bri; bana gati kandil për të lyeminë t’em.
18Kam me veshun’ anëmiqt’ e ati me turpëni, por mb’ ate ka me lulëzuem kunora e ati.
Aktualisht i përzgjedhur:
Psalteri 132: PSGEKK1872
Thekso
Ndaje
Copy
A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr
The text is an open source, but the transliteration and digitalisation is a copyright of IBSA
Albanian Geg Psalms Konstandin Kristoforidhi © Interconfessional Bible Society of Albania, 1872.
Pssalmet Gegnisht - Kostandin Kristoforidhi © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë, 1872.