Psalteri 130
130
Kank’ e shkallëvet.
1Prei së thellash klitha te ti, o Zot.
2O Zot, ndigjo zaninë t’em, veshët’ e tu le t’i kenë kujdes zanit lutëjevet mia.
3Ndë shikofsh, o Zot, paudhëni, kush mundetë me qindruem, o Zot?
4Por për-anë teje ashtë ndëjesë, për me të drashunë.
5Prita Zotinë, shpirti em priti, edhe shpëreu mbë fjalën’ e ati.
6Shpirti em pret Zotinë ma tepërë se ata qi presinë të sbardhëmen’ e dritësë, po, se ata qi presinë të sbardhëmen’ e dritësë.
7Le të shpërejë Israeli mbë Zotinë, se për-anë Zotit ashtë përdëllim, edhe shumë shpërblin për-anë ati,
8edhe ai ka me shpërblyem Israelinë prei gjithë paudhënivet ati.
Aktualisht i përzgjedhur:
Psalteri 130: PSGEKK1872
Thekso
Ndaje
Copy
A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr
The text is an open source, but the transliteration and digitalisation is a copyright of IBSA
Albanian Geg Psalms Konstandin Kristoforidhi © Interconfessional Bible Society of Albania, 1872.
Pssalmet Gegnisht - Kostandin Kristoforidhi © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë, 1872.