Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Psalteri 116

116
1Gëzohem, se Zoti ndigjoi zanin’ e lutëjesë s’eme,
2se uli veshin’ e vet tek unë, edhe për gjithë ditt e jetësë s’eme kam me thërritunë mb’ate.
3Më qarkuenë të dhimptuna vdeke, edhe më gjetnë shtrëngime vorri, hasa shtrëngim e të dhimptunë.
4Edhe thërrita mb’emënit të Zotit: O Zot, shpëto shpirtinë t’em.
5Zoti asht’ i përdëllyeshim e i dreitë, edhe Perëndia ynë ashtë zemërë-dhimpshim.
6Zoti ruen të mitunitë; u përvuna, edhe më shpëtoi.
7Këthehu ndë të praitunit tand, o shpirti em, se Zoti të bani mirë.
8Se shpëtove shpirtinë t’em prei vdeket, syt’ e mi prei lotsh, kambët e mia prei të rëshqitunit.
9Kam me ecunë përpara Zotit ndë dhe të gjallëvet.
10Besova, përandai fola, un’ u përvuna fort,
11unë thashë ndë tëmerimt t’em: Ç’do njeri ashtë rrenës.
12Çë shpagim t’i ap Zotit, për gjith’ ato të miratqi më bani?
13Kam me marrë potirin’ e shpëtimit, edhe kam me thirrunë mb’emënit të Zotit.
14Kam me i dhanë Zotit uratat’ e mia, tashti përpara gjithë popullit ati.
15Vdeka e të dreitëvet ati ashtë shum’ e ndershime përpara Zotit.
16O Zot, unë jam shërbëtori yt, edhe i biri shërbëtoresë s’ate, ti sgjidhe të lidhunat’e mia.
17Ty kam me të bamë kurban lavdurimi, edhe kam me thirrë mb’emënit të Zotit.
18Kam me i dhanë Zotit uratat’ e mia, tashti përpara gjithë popullit ati,
19nd’oborre të shtëpisë Zotit, ndë miedis teje, o Ierusalemë. Alleluia.

Aktualisht i përzgjedhur:

Psalteri 116: PSGEKK1872

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr