1
Zbulesa 7:9
Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK)
Pastaj pashë një turmë të madhe nga çdo komb, fis, popull e gjuhë, që askush nuk mund ta numëronte. Turma qëndronte para fronit e para Qengjit, veshur në të bardha e me palma në duar.
Krahaso
Eksploroni Zbulesa 7:9
2
Zbulesa 7:10
Njerëzit e turmës thërrisnin me zë të lartë: «Shpëtimi vjen nga Perëndia ynë që rri ulur në fron dhe nga Qengji».
Eksploroni Zbulesa 7:10
3
Zbulesa 7:17
Qengji që rri në mes të fronit do të jetë bariu i tyre dhe do t'i drejtojë për te burimet e ujërave të jetës dhe Perëndia do të fshijë çdo lot nga sytë e tyre».
Eksploroni Zbulesa 7:17
4
Zbulesa 7:15-16
Prandaj qëndrojnë para fronit të Perëndisë e i shërbejnë ditë e natë në tempullin e tij. Ai që rri në fron do të banojë përherë mes tyre. Nuk do të kenë më as uri, as etje e as dielli, as i nxehti nuk do t'i djegë më.
Eksploroni Zbulesa 7:15-16
5
Zbulesa 7:3-4
e u tha: «Mos e dëmtoni as tokën, as detin e as pemët, derisa të vulosim në ballë shërbëtorët e Perëndisë tonë». Dëgjova numrin e atyre që ishin vulosur: njëqind e dyzet e katër mijë të vulosur nga gjithë fiset e bijve të Izraelit.
Eksploroni Zbulesa 7:3-4
Kreu
Bibla
Plane
Video