1
Zbulesa 6:8
Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK)
Pashë një kalë të zbehtë dhe kalorësin që e kishte emrin Vdekja. Pas tij vinte skëterra. Atyre u ishte dhënë pushteti për të vrarë një të katërtën e tokës me shpatë, me zi buke, me epidemi dhe me bishat e tokës.
Krahaso
Eksploroni Zbulesa 6:8
2
Zbulesa 6:2
Pashë një kalë të bardhë dhe kalorësin që mbante një hark. Atij iu dha një kurorë. Ai u nis si fitimtar dhe për të fituar.
Eksploroni Zbulesa 6:2
3
Zbulesa 6:9
Kur theu vulën e pestë, pashë nën altar shpirtrat e atyre që ishin vrarë për fjalën e Perëndisë dhe për dëshminë që kishin dhënë.
Eksploroni Zbulesa 6:9
4
Zbulesa 6:10-11
Ata thirrën me zë të lartë: «Deri kur, o Sundues i shenjtë dhe i vërtetë, do të presësh për të gjykuar e për të marrë shpagim për gjakun tonë nga ata që banojnë mbi tokë?». Secilit prej tyre iu dha nga një rrobë e bardhë dhe iu tha të presin edhe pak kohë, derisa të plotësohej numri i bashkëshërbëtorëve dhe i vëllezërve që do të vriteshin si ata.
Eksploroni Zbulesa 6:10-11
5
Zbulesa 6:4
Pastaj doli një kalë tjetër, një kalë i kuq, dhe kalorësit iu dha pushteti të hiqte paqen nga toka, që njerëzit të vrisnin njëri-tjetrin. Atij iu dha një shpatë e madhe.
Eksploroni Zbulesa 6:4
6
Zbulesa 6:17
sepse erdhi dita e madhe e zemërimit të tyre; e kush mund t'i bëjë ballë asaj?».
Eksploroni Zbulesa 6:17
7
Zbulesa 6:12-13
Kur pashë Qengjin të thyejë vulën e gjashtë, ra një tërmet i madh. Dielli u errësua si rrobë vajtimi dhe hëna u bë e tëra si gjak. Yjet e qiellit ranë në tokë, ashtu si bien kokrrat e papjekura nga fiku kur e tund era e fortë.
Eksploroni Zbulesa 6:12-13
8
Zbulesa 6:5-6
Kur theu vulën e tretë, dëgjova zërin e gjallesës së tretë që më tha: «Eja!». Pashë një kalë të zi dhe kalorësin që mbante një peshore në dorë. Dëgjova edhe një si zë që dilte nga mesi i katër gjallesave që tha: «Një kilogram grurë për një denar dhe tre kilogramë elb për një denar. Vajin e verën mos i prek!».
Eksploroni Zbulesa 6:5-6
9
Zbulesa 6:14-15
Qielli u zhduk si një pergamenë që mblidhet, ndërsa malet dhe ishujt lëvizën nga vendi. Mbretërit e tokës, të mëdhenjtë, kryemijësit, të pasurit, të fortët, të gjithë, skllevër e të lirë, u fshehën nëpër shpella e nëpër shkëmbinjtë e maleve
Eksploroni Zbulesa 6:14-15
Kreu
Bibla
Plane
Video