1
Mateu 16:24
Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK)
Pastaj Jezui u tha dishepujve: «Kush dëshiron të vijë pas meje, le ta mohojë veten, të marrë kryqin e vet e të më ndjekë.
Krahaso
Eksploroni Mateu 16:24
2
Mateu 16:18
Dhe unë po të them: ti je Pjetri. Mbi këtë shkëmb unë do të ndërtoj kishën time dhe portat e skëterrës nuk do ta mposhtin.
Eksploroni Mateu 16:18
3
Mateu 16:19
Ty do të të jap çelësat e mbretërisë së qiejve. Çfarëdo që të lidhësh në tokë, do të jetë e lidhur në qiej dhe çfarëdo që të zgjidhësh në tokë, do të jetë e zgjidhur në qiej».
Eksploroni Mateu 16:19
4
Mateu 16:25
Sepse kushdo që dëshiron ta shpëtojë jetën e vet, do ta humbasë atë dhe kushdo që e humbet jetën e vet për shkakun tim, do ta gjejë atë.
Eksploroni Mateu 16:25
5
Mateu 16:26
Ç'dobi do të kishte njeriu po të fitonte mbarë botën, por të humbte jetën e vet? Apo çfarë do të jepte njeriu në këmbim të jetës së vet?
Eksploroni Mateu 16:26
6
Mateu 16:15-16
Ai u tha: «Po ju, kush thoni se jam unë?». Atëherë Simon Pjetri u përgjigj: «Ti je Krishti, Biri i Perëndisë së gjallë».
Eksploroni Mateu 16:15-16
7
Mateu 16:17
Jezui i tha: «Lum ti, Simon, biri i Jonait, se as mishi, as gjaku nuk ta zbuluan këtë gjë, por Ati im që është në qiej!
Eksploroni Mateu 16:17
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video