1
Mateu 15:18-19
Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK)
Ndërsa çfarë del nga goja rrjedh nga zemra dhe kjo e ndot njeriun. Nga zemra dalin mendimet e këqija, vrasjet, tradhtitë bashkëshortore, kurvëritë, vjedhjet, dëshmitë e rreme e fyerjet.
Krahaso
Eksploroni Mateu 15:18-19
2
Mateu 15:11
Njeriun nuk e ndot çfarë hyn në gojë, por e ndot çfarë del prej saj».
Eksploroni Mateu 15:11
3
Mateu 15:8-9
ky popull më nderon me buzë, por zemrat e tyre janë larg meje. Më kot më nderojnë, përderisa japin si mësim të Zotit urdhrat e njerëzve ».
Eksploroni Mateu 15:8-9
4
Mateu 15:28
Jezui iu përgjigj: «O grua, i madh është besimi yt! Le të bëhet ashtu siç dëshiron». Vajza e saj u shërua që në atë çast.
Eksploroni Mateu 15:28
5
Mateu 15:25-27
Por ajo erdhi, i ra në gjunjë e i tha: «O Zot, më ndihmo!». Ai iu përgjigj: «Nuk është mirë të marrësh bukën e fëmijëve e t'ua hedhësh qenve». Ajo i tha: «Po, o Zot, por edhe qentë hanë thërrimet që bien nga tryeza e të zotëve».
Eksploroni Mateu 15:25-27
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video