Kështu thotë Zoti im, ZOTI: unë vetë do t'ia këpus majën cedrit të lartë e do ta ngul. Prej majës do të këpus një filiz të njomë e do ta mbjell unë vetë mbi një mal të lartë e të spikatur. Mbi malin e lartë të Izraelit do ta mbjell e ai do të qesë degë, do të japë fryt dhe do të bëhet cedër madhështor. Nën të do të banojnë të gjithë zogjtë, çdo shpend do ta vërë folenë nën hijen e degëve të tij.