1
Ligji i përtërirë 28:1
Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK)
«Nëse vërtet e dëgjon zërin e ZOTIT, Perëndisë tënd, dhe i mban e i zbaton të gjitha urdhërimet e tij, që unë po të urdhëroj sot, ZOTI, Perëndia yt, do të të lartësojë mbi çdo komb në tokë.
Krahaso
Eksploroni Ligji i përtërirë 28:1
2
Ligji i përtërirë 28:2
Nëse e dëgjon zërin e ZOTIT, Perëndisë tënd, do të të mbulojnë e do të të përcjellin të gjitha këto bekime
Eksploroni Ligji i përtërirë 28:2
3
Ligji i përtërirë 28:13
ZOTI do të të vërë në krye e jo në fund, do të ngrihesh vetëm lart e nuk do të biesh poshtë, nëse i dëgjon urdhërimet e ZOTIT, Perëndisë tënd, të cilat unë po të urdhëroj sot, që t'i mbash e t'i zbatosh.
Eksploroni Ligji i përtërirë 28:13
4
Ligji i përtërirë 28:12
ZOTI do të ta hapë visarin e tij të begatshëm, qiellin, për t'i dhënë shiun e duhur tokës tënde e për të bekuar çdo punë të duarve të tua. Do t'u japësh hua shumë kombeve, ndërsa vetë nuk do të marrësh hua.
Eksploroni Ligji i përtërirë 28:12
5
Ligji i përtërirë 28:7
ZOTI do t'i mundë armiqtë që ngrihen kundër teje. Nga një rrugë e vetme do të vijnë te ti, por nëpër shtatë rrugë do t'ia mbathin prej teje.
Eksploroni Ligji i përtërirë 28:7
6
Ligji i përtërirë 28:8
ZOTI do ta dërgojë bekimin e tij mbi drithnikët e tu dhe gjithë punët e tua. Ai do të të bekojë në tokën që po të jep ZOTI, Perëndia yt.
Eksploroni Ligji i përtërirë 28:8
7
Ligji i përtërirë 28:6
I bekuar do të jesh kur të mbërrish e i bekuar kur të nisesh.
Eksploroni Ligji i përtërirë 28:6
8
Ligji i përtërirë 28:3
i bekuar do të jesh në qytet e i bekuar në fushë.
Eksploroni Ligji i përtërirë 28:3
9
Ligji i përtërirë 28:4
I bekuar do të jetë fryti i barkut tënd, i dheut e i kafshëve të tua, pjella e qeve dhe të vegjlit e dhenve.
Eksploroni Ligji i përtërirë 28:4
10
Ligji i përtërirë 28:9
ZOTI do të të bëjë popullin e tij të shenjtë, siç të premtoi, nëse i mban urdhërimet e ZOTIT, Perëndisë tënd, dhe ecën udhës së tij.
Eksploroni Ligji i përtërirë 28:9
11
Ligji i përtërirë 28:5
E bekuar do të jetë shporta dhe magjja jote.
Eksploroni Ligji i përtërirë 28:5
12
Ligji i përtërirë 28:11
ZOTI do të ta shtojë mirë frytin e barkut, të kafshëve dhe të dheut, në tokën për të cilën ZOTI iu betua etërve të tu se do të ta jepte ty.
Eksploroni Ligji i përtërirë 28:11
13
Ligji i përtërirë 28:10
Mbarë popujt e tokës do të shohin se thirresh me emrin e ZOTIT e do të të kenë frikë.
Eksploroni Ligji i përtërirë 28:10
14
Ligji i përtërirë 28:14
Mos u shmang as majtas, as djathtas nga të gjitha fjalët që të urdhërova sot e mos ndiq e mos u shërbe perëndive të tjerë.
Eksploroni Ligji i përtërirë 28:14
15
Ligji i përtërirë 28:15
Nëse nuk e dëgjon zërin e ZOTIT, Perëndisë tënd, dhe nuk i mban e nuk i zbaton të gjitha urdhërimet dhe rregullat e tij, të cilat unë po t'i urdhëroj sot, do të të mbulojnë e përcjellin të gjitha këto mallkime
Eksploroni Ligji i përtërirë 28:15
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video