Devocione dhe Plane Leximi falas për Romakëve 8:38

Shpresa Jetëdhënese: Një Numërim Mbrapsht drejt Pashkës
3 Ditë
Kur të rrethon errësira, si duhet të përgjigjesh? Për 3 ditët e ardhshme, zhytu në historinë e Pashkës dhe zbulo se si të mbahesh tek shpresa, kur ndihesh i braktisur, i vetmuar, ose i padenjë.

Himni I Hirit
5 dite
Zbuloni thellësitë e dashurisë së Perëndisë për ju përmes këtij Himni të Hirit. Evangjelisti Nick Hall do t'ju udhëheqë përmes një devocioni të fuqishëm 5-ditor duke ju ftuar të bashkoheni me Himnin e hirit të Perëndisë që këndohet mbi ju.

Familja e Perëndisë!
5 Ditët
Disa kanë patur mundësinë të jenë pjesë e familjeve të shëndetshme; por jo të gjithë. Disa, akoma përpiqen për të fituar dashuri, vëmendje dhe ngrohtësi. Pavarësisht familjes biologjike, a e di që ti je pjesë e një familje më të madhe? Familje plot dashuri, bekime e favor? Të ftojmë të lexosh këtë plan për të zbuluar më shumë për Familjen e Perëndisë!

Qëndrimi
7 ditë
Është thënë se qëndrimi është gjithçka. Ju nuk jeni gjithnjë në kontroll të asaj që të ndodh, por jeni gjithnjë në kontroll të asaj se si reagoni. Qëndrimi juaj është e vetmja gjë që mund të kontrolloni 100% të kohës suaj. Bibla përdor fjalën mendje për të përshkruar qëndrimin tuaj më shpesh se përdorimi i fjalës aktuale qëndrim. Megjithëkëtë, gjërat të cilat i mendoni kthehen në veprime dhe ato veprime çojnë në zakone. Zakonet zhvillojnë karakterin tuaj dhe karakteri zhvillon të ardhmen tuaj. Gjithçka fillon me qëndrimin dhe mendjen tuaj. Çfarë thotë Bibla për qëndrimin tuaj?

Dashuro Si Jezusi
13 Ditë
Si mund të mësojmë të jetojmë si Jezusi nëse së pari nuk duam si Ai? Lexoni së bashku me stafin e Life.Church dhe bashkëshortët ndërsa ritregojnë përvojat dhe Shkrimet që i frymëzojnë të jetojnë plotësisht dhe të Duan Si Jezusi.

Oswald Chambers: Paqja - Jeta në Frymë
30 Ditë
Paqja: Jeta në Frymë është një thesar frymëzues i citateve nga veprat e Oswald Chambers, shkrimtari devocional më i dashur i botës dhe autori i "Më të Mirën Time për më të Lartin". Gjeni prehje te Perëndia dhe fitoni një kuptim më të thellë të rëndësisë së paqes së Perëndisë në jetën tuaj.

Një Shkundje Gëzimi
31 ditë
Bibla na thotë se "në praninë e Tij gjendet plotësia e gëzimit" dhe se "gëzimi i Zotit është forca jonë". Gëzimi nuk është thjesht një emocion; është një fryt i Frymës dhe një nga armët më të mira në arsenalin tuaj për të luftuar kundër dekurajimit, depresionit dhe humbjes. Kaloni 31 ditë duke mësuar atë që Bibla ka për të thënë për gëzimin dhe duke forcuar veten për t'u bërë një i krishterë i lumturi.