Devocione dhe Plane Leximi falas për Romakëve 8:14

Zgjidh: Kujtoji Vetes Ungjillin Çdo Ditë
7 ditë
Çfarë do të ndodhte nëse do zgjoheshe dhe do ti kujtoje vetes Ungjillin çdo ditë? Ky plan leximi 7-ditor do të ndihmojë të bësh pikërisht këtë! Ungjilli jo vetëm që na shpëton, por gjithashtu na ruan gjatë gjithë jetës sonë. Autori dhe Evangjelisti Matt Brown, ka realizuar këtë plan leximi bazuar në librin 30-ditor me devocionale, të shkruar nga Matt Brown dhe Ryan Skoog.

Vit i Ri, Mëshira të Reja
15 Ditë
Gjatë këtyre 15 ditëve, Paul David Tripp do të kujtojë hirin e Perëndisë ndaj teje - të vërteta që nuk plaken kurrë. Kur "ndryshimi në sjellje" ose aforizmat e mirëqenies nuk janë të mjaftueshme për të të bërë të ri, mëso të besosh në mirësinë e Zotit, të mbështetesh në hirin e Tij dhe të jetosh për lavdinë e Tij çdo ditë.

Stuhitë e Jetës
15 Ditët
Ashtu si uragani, çdo ndryshim i madh në jetën tonë, i mirë apo i keq, mund të na i shkulë themelet tërësisht dhe të na përmbytë me ankth. Kjo seri jep udhëzime dhe shpresë përmes Fjalës së Perëndisë për rastet kur përballemi me stuhitë e jetës. Dona Haroldi tashmë është në pension, pas një karriere si llogaritare dhe këshilltare dhe jeton në Tampa, Florida, me të shoqin dhe dy mace.

Oswald Chambers: Gëzimi - Fuqia Në Zotin
30 ditë
Zbulo mençurinë e Oswald Chambers, autor i "Maksimumi im për më të lartën e Tij", në këtë thesar të njohjeve rreth gëzimit. Çdo lexim përmban citate nga Chambers së bashku me pyetje për reflektimin tënd personal. Ndërsa ai të frymëzon dhe të sfidon me mençurinë e tij të thjeshtë dhe të drejtpërdrejtë biblike, ti do të gjesh veten duke dashur të kalosh më shumë kohë duke komunikuar me Perëndinë.