Devocione dhe Plane Leximi falas për Romakëve 3:23

A Më Do Perëndia?
5 Ditët
Ky plan leximi është një udhëzues i qartë për ta njohur Perëndinë, të kuptosh masën e dashurisë së Tij, të pajtohesh me Të dhe ta bësh atë Mikun, Shokun tënd më të ngushtë. Eja ta zbulojmë bashkë hap pas hapi!

Vendimi më i madh i jetës suaj!
6 ditë
Shumica e vendimeve në jetë kanë rëndësi për diçka. Sidoqoftë, vetëm një ka më shumë rëndësi. Nëse jeni duke kërkuar një udhëzues të thjeshtë për një kuptim më të thellë të këtij vendimi të jashtëzakonshëm - dhurata e shpëtimit falas e Zotit - atëherë filloni këtu. Marrë nga libri, “Jashtë kësaj bote; Udhëzues i një të krishteri për rritjen dhe qëllimin ”nga David J. Swandt.

Kryq dhe Kurorë
7 ditë
Pjesa më e madhe e Dhiatës së Re, është shkruar në mënyrë që ne të njohim Jezus Krishtin, shpëtimin që Ai siguroi me vdekjen e Tij në kryq dhe premtimin e Tij për t'u ringjallur. Në këto devocion, Dr. Charles Stanley reflekton mbi gjakun e çmuar të Jezusit, mbi ringjalljen dhe dhuratën e Jetës së përjetshme të siguruar në favorin tënd. Bashkohu me të, duke përkujtuar çmimin që Jezusi pagoi dhe festo thellësinë dhe madhështinë e dashurisë së Perëndisë.

Jezusi Më Do
7 ditë
Nëse dikush do të të pyeste, “Çfarë duhet të besoj për të qënë i Krishterë?” çfarë do i përgjigjeshe? Duke përdorur vargjet e thjeshta të këngës së dashur “Jezusi më do, këtë gjë e di, sepse Bibla më thotë kështu”, një gazetar i kthyer në pastor, të ndihmon të kuptosh çfarë të besosh dhe pse. Autori më i shitur John S. Dickerson, shpjegon në mënyrë të qartë dhe me besim, pikat kyçe të besimit të Krishterë dhe ilustron me shëmbuj se pse këto kanë rëndësi.

Devocional i Përditshëm i Falenderimit nga Paul Tripp
12 Ditë
Festa e Falenderimit (*Thanksgiving), është një kohë për të kujtuar të gjitha gjërat e mira që Zoti na ka dhënë me mirësi. Por nganjëherë çmenduria e sezonit, mund të na ndalojë të marrim kohë, për të falënderuar Zotin për dhuratat e tij të shumta. Me devocionale inkurajuese nga Paul David Tripp, këto devocionale të shkurtra kërkojnë vetëm 5 minuta për t'u lexuar, por do të të inkurajojnë të meditosh për mëshirën e Zotit gjatë gjithë ditës. (*Thanksgiving - është festa e falenderimit që festohet në SHBA të enjten e katërt të Nëntorit).