Devocione dhe Plane Leximi falas për Romakëve 12:10

Jo i Frikësuar: Si Mund t'u Përgjigjen të Krishterët Krizave
5 Ditë
Kur ndodh një krizë në botën tonë, është e lehtë të vihet në dyshim besimi ynë, dhe është e vështirë të zëvendësosh panikun me të cilin përballemi me paqen që na është premtuar si ndjekës të Jezusit. Në këtë Plan Biblik 5-ditor që shoqëron serinë e Pastor Craig Groeschel, Jo i Frikësuar, ne do të zbulojmë tre gjëra që mund të bëjmë si të Krishterë përballë një krize.

Kolektiv: Të Gjejmë Jetën Së Bashku
7 Ditë
Njëherë që ke mbushur 18 vjeç, ndihesh sikur ke nevojë të kuptosh jetën tënde. Po sikur të mos e bësh? Po sikur, atje ku mendoje se do të ishe nuk është atje ku je tani? Ti nuk je vetëm. Le të kuptojmë pyetjet më të mëdha të jetës së bashku në këtë Plan Biblik 7-ditor nga Kolektivi, një studim për të rinjtë nga Life.Church.

Emocionet
7 ditë
Shumica prej nesh përpiqet të shmangë ose të injorojë emocionet. Ne madje mund të pyesim nëse besimi dhe ndjenjat tona janë armiq. Por gjatë kohës së Tij në tokë, Jezusi i përjetoi thellë emocionet. Ai nuk ishte shumë larg nga ne. Ai është me ne—madje edhe në emocionet tona. Në këtë Plan Biblik 7-ditor nga Pastor Craig Groeschel të serisë Emocionet, do të shohim se si Jezusi jetoi, për të zbuluar se si ndjenjat tona mund të rrisin besimin tonë.

Nxitje e Shenjtë: Përvetëso Një Jetë me Shumë Punë dhe me Pushim të Mirë
10 ditë
Ekuilibër. Është ajo që dëshirojmë më shumë për jetët tona, ndërsa dëgjojmë britmat e "puno më shumë!" në njërin vesh, dhe pëshpëritjet e "pusho më shumë" në tjetrin. Po sikur plani i Zotit për ne të mos jetë vetëm njëra mënyrë apo tjetra? Hy në nxitjen e shenjtë - një mënyrë jetese për të punuar shumë dhe pushuar mirë në mënyra që e nderojnë Perëndinë.

Lutja
21 ditë
Mësoni si të luteni më së miri, nga lutjet e besnikëve dhe nga fjalët e vet Jezusit. Gjeni inkurajim duke i çuar çdo ditë kërkesat tuaja para Perëndisë, me këmbëngulje dhe durim. Eksploroni shembuj të lutjeve të zbrazëta, të vetëkënaqura përballë lutjeve të dëlira të atyre me zemra të pastra. Lutuni vazhdimisht.