Devocione dhe Plane Leximi falas për Gjoni 4:14
Duke Biseduar me Perëndinë në Lutje
4 Ditë
Jeta familjare mund të jetë shumë e ngarkuar, dhe jo gjithmonë veçohemi dhe marrim kohë që të lutemi, ose thjesht të kujtojmë, që duhet të ndihmojmë femijët tanë, të zhvillojnë zakonin të përfshijnë Perëndinë në ditën e tyre. Në këtë plan, familja jote do të mësojë se sa shumë Perëndia dëshiron, që të dëgjojë prej nesh dhe se si lutja forcon marrëdhenien tonë me Të dhe me njëri-tjetrin. Çdo ditë përmban një kërkesë për lutje, lexim dhe shpjegim nga Fjala, një aktivitet praktik, dhe pyetje për të diskutuar.
Takim Romantik në Epokën Moderne
7 Ditë
Takim romantik. . . a të përcjell kjo fjalë ankth apo pritje të gëzuar në zemrën tënde? Me gjithë lidhjet teknologjike, duket se kjo i ka bërë takimet më të komplikuara, pështjelluese dhe zhgënjyese se kurrë më parë. Në këtë plan leximi 7-ditor bazuar në të qënit Beqar. Duke Dalë në Takim. I Fejuar. I Martuar. Ben Stuart do të të ndihmojë të shohësh se Zoti ka një qëllim për këtë sezon në jetën tënde, dhe ofron parime udhëzuese për të të ndihmuar të përcaktosh se kë dhe si të dalësh në takime. Ben është pastori i Passion City Church, Washington, DC, dhe ish-drejtori ekzekutiv i Shërbesës Breakaway, një studim javor i Biblës ndiqet nga mijëra studentë kolegji në kampusin e Texas A&M.