Devocione dhe Plane Leximi falas për Gjoni 14:13
Besimi - Jetoni Me Qëllim Me Sytë Nga Përjetësia
5 ditë
Perëndia dëshiron që besimtarët të ngjiten lart në fluturim mbi krahë besimi. Bibla është libri udhërrëfyes, personazhet e saj janë shembujt dhe Fryma e Shenjtë është mësuesi i kësaj jete me besim. Bibla është e mbushur me historitë e atyre që zgjodhën një jetë moskokëçarjeje dhe mosbindjeje, si dhe të atyre që u ngjitën lart në flutururim mbi krahët e një besimi të mahnitshëm.
Besimi
12 ditë
A është shikimi besim? Apo është besimi shikim? Këto janë pyetje të besimit. Ky plan ofron një studim të thellë të besimit - nga historitë e Dhiatës së Vjetër të njerëzve të vërtetë që në situata të pamundura, demonstruan besim të guximshëm ndaj mësimeve të Jezusit mbi këtë temë. Përmes leximeve tuaja do të inkurajoheni që të thelloni marrëdhënien tuaj me Perëndinë dhe të bëheni një ndjekës më besnik i Jezusit.
Bashkëbisedime me Zotin
12 Ditë
Bashkëbisedime me Zotin është një përfshirje më e thellë e gëzueshme në një jetë lutjeje më intime, duke theksuar mënyra praktike për të dëgjuar zërin e Zotit. Zoti dëshiron që ne të shijojmë një bashkëbisedim të vazhdueshëm me Të gjatë gjithë jetës sonë—një bashkëbisedim që bën të gjitha ndryshimet në drejtimin, marrëdhëniet dhe qëllimin. Ky plan është i mbushur me histori personale transparente, rreth afrimit me zemrën e Zotit. Ai na do!
Bindja
2 javë
Vetë Jezusi tha se kushdo që e do Atë do t'u bindet mësimeve të tij. Pavarësisht se çfarë na kushton personalisht, bindja jonë ka rëndësi para Perëndisë. Plani i leximit "Bindja" të shoqëron përmes asaj që thotë Shkrimi rreth bindjes: Si të ruash një botëkuptim të ndershmërisë, roli i mëshirës, si na çliron bindja dhe si i bekon jetët tona dhe shumë më tepër.
Mësime për Besimin Personal
15 Ditët
Stiven Lamani ndan Mësime për Besimin Personal nëpërmjet historive nga jeta e tij dhe lidhjeve që bën me pasazhet nga Bibla. Këto histori do t’ju frymëzojnë të shikoni veprën e Perëndisë në jetën tuaj dhe të pranoni dhuratën e shpëtimit nga Jezusi. Stiven Lamani është një shkrimtar dhe folës, i cili ka vuajtur nga paraliza cerebrale që kur lindi në vitin 1970. Stiveni është shkrimtar i frytshëm devocionesh për “Fjalët e Shpresës” dhe ndihmësmësues.