Devocione dhe Plane Leximi falas për Galatasve 5:16

Jepi Perëndisë vendin e parë.
5 dite
Dhënia e vendit të parë Perëndisë në jetën tonë, nuk është një ngjarje që ndodh vetëm një herë. . . për çdo të krishterë, ky është një proces i përjetshëm. Pavarësisht nëse je i ri në besim, apo një ndjekës “veteran” i Krishtit, ky plan është i lehtë të kuptohet dhe të zbatohet dhe është një strategji shumë efektive për një jetë të krishterë fitimtare.

Qëndrimi
7 ditë
Është thënë se qëndrimi është gjithçka. Ju nuk jeni gjithnjë në kontroll të asaj që të ndodh, por jeni gjithnjë në kontroll të asaj se si reagoni. Qëndrimi juaj është e vetmja gjë që mund të kontrolloni 100% të kohës suaj. Bibla përdor fjalën mendje për të përshkruar qëndrimin tuaj më shpesh se përdorimi i fjalës aktuale qëndrim. Megjithëkëtë, gjërat të cilat i mendoni kthehen në veprime dhe ato veprime çojnë në zakone. Zakonet zhvillojnë karakterin tuaj dhe karakteri zhvillon të ardhmen tuaj. Gjithçka fillon me qëndrimin dhe mendjen tuaj. Çfarë thotë Bibla për qëndrimin tuaj?

Kolektiv: Të Gjejmë Jetën Së Bashku
7 Ditë
Njëherë që ke mbushur 18 vjeç, ndihesh sikur ke nevojë të kuptosh jetën tënde. Po sikur të mos e bësh? Po sikur, atje ku mendoje se do të ishe nuk është atje ku je tani? Ti nuk je vetëm. Le të kuptojmë pyetjet më të mëdha të jetës së bashku në këtë Plan Biblik 7-ditor nga Kolektivi, një studim për të rinjtë nga Life.Church.

Ç’është dashuria e vertetë?
12 ditë
Kushdo dëshiron të dijë se çfarë është dashuria në të vërtetë. Por fare pak njerëz shohin atë që Bibla thotë për dashurinë. Dashuria është një nga temat qendrore të Shkrimit dhe virtyti më i rëndësishëm i jetës së Krishterë. Ky plan nga Shërbesat Thistlebend shqyrton kuptimin biblik të dashurisë dhe si ta duam më mire Perëndinë dhe të duam të tjerët.

Premtime Për Çdo Ditë
14 ditë
Nise ditën tënde me një mësim praktik biblik nga Joyce Meyer. Ky devocion i përditshëm do të të japë shpresë, ndihmë, do të rifreskojë mendjen dhe do të zbulosh që mund të jetosh me qëllim dhe pasion çdo ditë!

Një Shkundje Gëzimi
31 ditë
Bibla na thotë se "në praninë e Tij gjendet plotësia e gëzimit" dhe se "gëzimi i Zotit është forca jonë". Gëzimi nuk është thjesht një emocion; është një fryt i Frymës dhe një nga armët më të mira në arsenalin tuaj për të luftuar kundër dekurajimit, depresionit dhe humbjes. Kaloni 31 ditë duke mësuar atë që Bibla ka për të thënë për gëzimin dhe duke forcuar veten për t'u bërë një i krishterë i lumturi.