Logo YouVersion
Ikona Hľadať

MATTHEUT 2

2
KAPTINA II.
1Edhe Iesui mbassi leu ndë Bethleem të Iudesë, ndë ditt të mbëretit Herodit, qe ku erthnë ndë Ierusalemë do magji prei të Lemit diellit,
2e thoshinë: Ku ashtë mbëreti i Iudevet, qi ka lemë? Sepse pam yllin’ e ati ndë të Lemit diellit, edhe erthmë me e adhuruem.
3Edhe mbëreti Herodi kur ndëgjoi, u përzie, edhe gjithë Ierusalema bashkë me atë.
4Edhe si mbëlodhi gjithë Kryepriftënit’ edhe Shkruisit’ e popullit, pyeste me marrë vesht prei atyneve, ku leu Krishti.
5Edhe ata i thanë: Ndë Bethleem të Iudesë, sepse kështu ashtë shkruem prei anësë profetit:
6“Edhe ti Bethleem, dheu i Iudesë, as-pak nukë je e vocërr ndër zotënit e Iudesë, sepse prei teje ka me dalë nji i parë, i cilli ka me kullotunë popullin t’em Israelinë”.
7Atëherë Herodi thiri pshefas magjitë, e muer vesht mirë prei atyneve kohën’ e yllit, qi ishte dukunë.
8Edhe i dërgoi ndë Bethleem, e tha: Shkoni, e shikoni mirë për dialinë, edhe mbassi ta gjeni, më nepni za, qi të vij edhe unë me e adhuruem.
9Edhe ata si ndëgjuenë mbëretinë, votnë, edhe qe ylli, qi panë ndë të Lemit diellit, te po printe përpara atyneve, deri sa erdhi, e ndeiti sipër ku ishte diali.
10Edhe ata kur pan’ yllinë, u gëzuenë, me gëzim të math fort.
11Edhe si erthnë ndë shtëpit, gjetnë dialinë bashkë me Marinë t’amënë, edhe ranë mbë dhe, e adhuruenë, edhe hapnë thesoret’ e veta, e i prunë dhunëtia, ar, e kem, e mirrë.
12Edhe si u diftue atyneve nd’andërrë prei Perëndisë mos me u këthyem tek Herodi, iknë e votnë prei nji tietër’ udhe ndë vend t’atyne.
13Edhe ata mbassi iknë, qe engjull’ i Zotit tek i duketë nd’andërrë Iosefit, e i thotë: Çohu, e merr me vetëhe dialin’ edhe t’amën’ e ati, edhe ikë ndë Misir, edhe ndalu atie, deri kur të thom, sepse Herodi ka me kërkuem dialinë për me e prishunë.
14Edhe ai u çue, e muer me vetëhe dialin’ edhe t’amën’ e ati natënë, edhe iku ndë Misir;
15edhe ndeiti atie deri mbë vdekët të Herodit, për me u mbushunë qish ashtë thanë prei Zotit me anë të profetit, qi thoshte: “Prei Misirit thirra t’em bir”.
16Atëherë Herodi, kur pa se u gënjye prei magjivet, u zemërue tepërë; edhe dërgoi, e vrau gjithë dielmtë qi ishinë ndë Bethleem, e ndëpër gjithë nahiet e asai, prei dy vieç e teposhtë, mbas kohësë qi muer vesht mirë prei magjivet.
17Atëherë u mbush qish ashtë thanë prei profetit Ieremisë, qi thoshte:
18“U ndëgjue za ndë Rama, dënesë, e të qjamë, e anëkim shumë: Rahela qjante dielmt’ e vet, edhe s’donte me u ngushulluem, sepse nukë janë”.
19Edhe si vdiq Herodi, qe engjull’ i Zotit tek i duketë nd’andërrë Iosefit ndë Misir, e i thotë:
20Çohu, e merr me vetëhe dialin’ edhe t’amën’ e ati, edhe shko ndë dhe të Israelit, sepse kanë vdekun’ ata qi kërkoishinë jetën’ e dialit.
21Edhe ai u çue, e muer me vetëhe dialin’ edhe t’amën’ e ati, edhe erdhi ndë dhe të Israelit.
22Por kur ndëgjoi se Arqelau po mbëretënon ndë Iudet, ndë vend të Herodit të i atit, pat frikë me votun’ atie, por si iu sbulue nd’andërrë prei Perëndisë, iku nd’anët të Galilesë,
23edhe erdhi, e nguli ndë nji qytet, qi thohetë Nazaret. Qi të mbushetë qish ashtë thanë prei profetënash: “se Nazoreas ka me u queitunë”.

Aktuálne označené:

MATTHEUT 2: DHRGKK72

Zvýraznenie

Zdieľať

Kopírovať

None

Chceš mať svoje zvýraznenia uložené vo všetkých zariadeniach? Zaregistruj sa alebo sa prihlás