YouVersion Logo
Search Icon

Jeta e BeqaritSample

Jeta e Beqarit

DAY 3 OF 5

Themeli I Një Shoqërie Të Shëndetshme!

Shoqëria është një nga dhuratat më të mëdha që kemi në jetë, një thesar i çmuar që na ndihmon të rritemi dhe të përballemi me sfidat. Asnjë prej nesh nuk është krijuar për të qenë vetëm. Siç thuhet në Bibël, "dy janë më mirë se një," sepse nevojitet mbështetja dhe bashkëpunimi për të përballuar jetën. Megjithatë, jo çdo shoqëri është ndërtuese. Një shoqëri e keqe mund të dëmtojë dhe të largojë nga qëllimi ynë. Miqtë e vërtetë, ata që na ndihmojnë të jemi më të mirë, janë një burim i madh i mbështetjes dhe gëzimit. Ata janë si një liman i sigurt në kohë stuhish – aty ku ndan gëzimet dhe dhimbjet e jetës.

Të gjithë kemi nevojë për shoqëri. Sa më shumë shokë të kesh, aq më e mirë dhe më e lehtë do të jetë jeta. Kjo nuk është vetëm për beqarët; edhe të martuarit kanë nevojë për shoqëri. Shokët janë pjesë e jetës, pjesë kyçe e saj.

Shoqëria nuk forcohet kollaj. Duhet kohë që të forcohet një shoqëri; duhet të tregosh nga jeta jote, të rrezikosh, të kesh pasion, të kalosh nëpër konflikte, ngritje, pajtime dhe falje. Le të shikojmë në Bibël se çfarë thotë ajo për shoqërinë, udhëzime për shoqërinë nga Fjala e Perëndisë: le të shikojmë dy gjëra, dy hapa për të marrë:

1. Zhvillo një shoqëri të ngushtë me Perëndinë.

Për shumë njerëz, Perëndia mund të jetë atje, mund të jetë i largët; është dikush që s’është i përfshirë. Ai përfshihet në jetën tënde vetëm kur ti e thërret, kur ti lutesh. Disa e lidhin Zotin me kishën. Kur vijnë në kishë, e ndjejnë Perëndinë; kur ikin prej saj, nuk e marrin me vete Zotin se iu prish punë. Nuk e shikojnë Perëndinë si një shok të mundshëm, si shokun më të afërt. Shumë njerëz e pranojnë që Perëndia është i madh, është i fortë, di çdo gjë, është sovran. Por Ai s’është shoku i tyre.

Si rezultat, kemi krijuar disa ide për Perëndinë që nuk janë sipas Biblës, ide të tipit: “Perëndisë s’i afrohesh dot; Ai nuk është i interesuar për mua, Ai është i zënë me gjëra të mëdha, ndërsa unë jam i vogël.” Ne krijojmë në kokën tonë një model të Perëndisë.

E vërteta që thotë Bibla nga fillimi deri në fund është se Perëndia ka kohë për ty. Ai ka dëshirë për të pasur një miqësi të ngushtë me ty; Ai do të jetë shoku yt.

2. Tregoju të tjerëve atë që ke marrë nga Perëndia.

Ti e pranon që Ai është shoku yt më i mirë. Ti jeton jetën me këtë të vërtetë që Ai është me ty, çfarëdo që të thuash dhe kudo që të shkosh. Pastaj ti u tregon të tjerëve. U jep atyre atë që ke marrë nga Perëndia. “Por çfarë kam marrë unë nga Perëndia? Çfarë do të thotë kjo?”

Gjoni 15:12-13'Ky është urdhërimi im: ta doni njëri-tjetrin, ashtu si unë ju kam dashur juve. Askush s'ka dashuri më të madhe nga kjo: të japë jetën e vet për miqtë e tij.'

Jezusi po flet për miqtë, shokët. Ai jep jetën për ta. Nga kjo kuptohet dashuria; kur ti jep jetën për ta. Çfarë kuptimi kanë këto vargje? Ti nuk do të vrasësh veten; nuk ka këtë kuptim. Ti sakrifikon gjithçka për ta, dhe nëse kërkohet, jep jetën për ta. Tani po dalim nga diçka e vogël në diçka shumë të madhe.

Si e shpreh ti dashurinë ndaj të tjerëve? Duke sakrifikuar. Nëse do që të kesh shoqëri të shëndetshme, duhet të ketë sakrificë. Shoqëria kërkon sakrifica. Nëse nuk je gati të sakrifikosh për atë shok/shoqe, nuk është tamam shoku yt. Të gjithë duam të kemi shoqëri të ngushta, por sa po sakrifikon për ta?

Një nga mënyrat sesi thellohet miqësia është të flasësh për gjërat e tua personale, jo në përgjithësi. Trego ndonjë gabim që ke bërë. Trego ndonjë sfidë që po kalon, jo thjesht muhabet të përgjithshëm.

Nëse nuk je shok i Perëndisë, mund të bëhesh sot. Thjesht fto Jezusin në jetën tënde!

Day 2Day 4

About this Plan

Jeta e Beqarit

Shoqëria, beqaria dhe seksualiteti janë tema që shpesh përfshijnë debate të thella dhe ndjenja të ndërlikuara. Në një botë ku mendimet dhe opinionet për këto çështje formohen nga gjithçka që na rrethon, është e lehtë të humbasim drejtimin e duhur. Pavarësisht nëse je beqar apo i martuar, një gjë mbetet e qartë: ne të gjithë kemi nevojë për shoqëri të shëndetshme dhe zgjedhje të mençura për jetën tonë shpirtërore dhe fizike. Si mund të bëjmë zgjedhjet e duhura dhe të ndërtojmë një jetë që pasqyron vlerat e përjetshme?

More