A Më Do Perëndia?Sample
![A Më Do Perëndia?](/_next/image?url=https%3A%2F%2Fimageproxy.youversionapi.com%2Fhttps%3A%2F%2Fs3.amazonaws.com%2Fyvplans%2F48809%2F1280x720.jpg&w=3840&q=75)
Na ndan një hendek i madh!
E madhe, pa kushte dhe personale është dashuria e Perëndisë, por nga ana tjetër Ai na krijoi të lirë, me vullnet të lirë. Që të zgjedhim vetë nëse e duam ose jo Perëndinë. Të zgjedhim nëse duam t’i bindemi ose jo Atij. Në liri e sipër që nga Adami dhe Eva, njeriu i parë e deri më sot, njeriu zgjodhi mosbindjen. Ja si thuhet: “Të gjithë kanë mëkatuar dhe u ndanë nga lavdia e Perëndisë”. (Romakëve 3:23) Ose ky vargu tjetër: “Mëkati krijoi një ndarje mes nesh dhe Perëndisë.” (Isaia 59:2)
Që i bie, ky është rezultati i zgjedhjeve tona dhe pa zgjidhjen e Perëndisë, ne jemi të ndarë përjetësisht nga Ai, prania dhe lavdia e Tij.
Imagjinoje si një urë që lidhte dy brigje por, tani ajo ura është rrëzuar dhe nuk i bashkon më dy brigjet. Nuk ka asnjë mënyrë për të kaluar në anën tjetër, je i bllokuar aty. Këtë ka bërë mëkati, na ka ndarë nga Perëndia, e ka prishur lidhjen që kishim me Të.
Jo vetëm që na ka ndarë, por edhe ka infektuar çdo gjë të mirë. Në fillim, kopshti i përsosur u mbush me ferra dhe gjemba, pastaj hyri lakmia që shtyu vëllezërit të vrisnin njeri-tjetrin. Trupi fizik u infektua nga sëmundjet, sistemet e përsosura po prisheshin. Sot e shikon që nga fjalori i njerëzve, nga sjelljet e tyre deri tek dëmi që po i bëjmë njeri-tjetrit, natyrës dhe ndaj çdo gjëje të bukur.
“Mëkati fillon me tundimin dhe përfundon në vdekje.” (Jakobit 1:14-15)
Hetoje zemrën tënde me nge, në cilat zona të jetës tënde e ke ndjerë më shumë largësinë nga Perëndia për shkak të mëkatit? Lutju Perëndisë për falje dhe si t’i kapërcesh këto pengesa. Nëse Ai të sjell në mendje diçka konkrete pendohu (ndrysho rrugë) pasi t’i kesh kërkuar falje. Reflekto mbi pasojat e mëkateve të tua në jetën e përditshme. A ke miqësi të prishura, a je i stresuar, a ndjen faj? Kërko falje nga Perëndia dhe pendohu, bëj ndryshime të nevojshme.
Por, a mjafton kaq? A ka një zgjidhje të përhershme? A ka shpresë për t’u bashkuar me Perëndinë, të jemi me Të ashtu siç e kishte në mendje Ai kur na krijoi?
Sigurisht që po, vazhdon tek dita 3.
Scripture
About this Plan
![A Më Do Perëndia?](/_next/image?url=https%3A%2F%2Fimageproxy.youversionapi.com%2Fhttps%3A%2F%2Fs3.amazonaws.com%2Fyvplans%2F48809%2F1280x720.jpg&w=3840&q=75)
Ky plan leximi është një udhëzues i qartë për ta njohur Perëndinë, të kuptosh masën e dashurisë së Tij, të pajtohesh me Të dhe ta bësh atë Mikun, Shokun tënd më të ngushtë. Eja ta zbulojmë bashkë hap pas hapi!
More
Related Plans
![A Great Harvest](/_next/image?url=https%3A%2F%2Fimageproxy.youversionapi.com%2Fhttps%3A%2F%2Fs3.amazonaws.com%2Fyvplans%2F55410%2F320x180.jpg&w=640&q=75)
A Great Harvest
![The Good News](/_next/image?url=https%3A%2F%2Fimageproxy.youversionapi.com%2Fhttps%3A%2F%2Fs3.amazonaws.com%2Fyvplans%2F55411%2F320x180.jpg&w=640&q=75)
The Good News
![Reading With the People of God #10 Kingdom](/_next/image?url=https%3A%2F%2Fimageproxy.youversionapi.com%2Fhttps%3A%2F%2Fs3.amazonaws.com%2Fyvplans%2F55389%2F320x180.jpg&w=640&q=75)
Reading With the People of God #10 Kingdom
![Freedom in Forgiveness: Discover the Healing in Letting Go by Sara Brunsvold](/_next/image?url=https%3A%2F%2Fimageproxy.youversionapi.com%2Fhttps%3A%2F%2Fs3.amazonaws.com%2Fyvplans%2F55402%2F320x180.jpg&w=640&q=75)
Freedom in Forgiveness: Discover the Healing in Letting Go by Sara Brunsvold
![The Armor of God: Well Used Against Injury](/_next/image?url=https%3A%2F%2Fimageproxy.youversionapi.com%2Fhttps%3A%2F%2Fs3.amazonaws.com%2Fyvplans%2F55400%2F320x180.jpg&w=640&q=75)
The Armor of God: Well Used Against Injury
![Living for Christ at Home: An Encouragement for Teens](/_next/image?url=https%3A%2F%2Fimageproxy.youversionapi.com%2Fhttps%3A%2F%2Fs3.amazonaws.com%2Fyvplans%2F55404%2F320x180.jpg&w=640&q=75)
Living for Christ at Home: An Encouragement for Teens
![This Is the Day](/_next/image?url=https%3A%2F%2Fimageproxy.youversionapi.com%2Fhttps%3A%2F%2Fs3.amazonaws.com%2Fyvplans%2F55022%2F320x180.jpg&w=640&q=75)
This Is the Day
![3-Day Bible Plan: How to Truly Love Thy Neighbor in Today’s World](/_next/image?url=https%3A%2F%2Fimageproxy.youversionapi.com%2Fhttps%3A%2F%2Fs3.amazonaws.com%2Fyvplans%2F55370%2F320x180.jpg&w=640&q=75)
3-Day Bible Plan: How to Truly Love Thy Neighbor in Today’s World
![ChangeMakers: Unsung Women of the Bible (Vol 2)](/_next/image?url=https%3A%2F%2Fimageproxy.youversionapi.com%2Fhttps%3A%2F%2Fs3.amazonaws.com%2Fyvplans%2F55415%2F320x180.jpg&w=640&q=75)
ChangeMakers: Unsung Women of the Bible (Vol 2)
![Play-by-Play: John (3/3)](/_next/image?url=https%3A%2F%2Fimageproxy.youversionapi.com%2Fhttps%3A%2F%2Fs3.amazonaws.com%2Fyvplans%2F55369%2F320x180.jpg&w=640&q=75)