Familja e Perëndisë!Sample

Familja e Perëndisë!
Çdo gjë nis aty, në familjen tonë! Në një dimension shumë më të thellë sesa thjeshtë një lidhje gjenetike, familja është qendra e identitetit tonë, një laborator për të mësuar dhe për t'u zhvilluar. Ajo është laboratori i parë i jetës, ku vlerat, traditat dhe njohuritë përhapen nga një brez në tjetrin, duke krijuar rrënjët që na mbështesin në rrugën tonë. Por jo gjithmonë ato që mësojmë dhe ato gjëra që na trashëgojnë janë të duhurat. Disa prej nesh kanë patur mundësinë të jenë pjesë e familjeve të shëndetshme, të hedhin rrënjë të thella e të lulëzojnë; por shumë të tjerë jo. Shumë akoma përpiqen dhe mundohen për të fituar dashurinë, vëmendje dhe ngrohtësi sepse rrënjët ose janë të cekta ose nuk janë fare.
Po ti? A po përpiqesh që t'i tregosh familjes tënde që ti je i zoti, ti mund të bësh edhe "këtë gjënë" mjafton që ata të jenë krenarë për ty? Nëse ke ngecur në këtë grackë, je i zhgënjyer, ndihesh vetëm dhe bosh dua të të kujtoj këtë të vërtetë që Perëndia thotë tek Isaia «Sepse ti je i çmuar në sytë e mi dhe i nderuar, dhe unë të dua, unë jap njerëz për ty dhe popuj në këmbim të jetës sate.» (Isaia 43:4 ) Ai të do. Aq shumë sa jep kombe për ty, aq shumë sa dha Birin e Tij për ty. Ai do të ngopë shpirtin tënd në vendet e thata dhe do t'u japë forcë kockave të tua; edhe vetëm për shkak të Tij, ti do të jesh si një kopsht i vaditur dhe si një burim uji, ujërat e të cilit nuk shterojnë.» (Isaia 58:11)
Pavarësisht të kaluarës sonë dhe famijes sonë biologjike, ne të gjithë mund të jemi pjesë e familjes së Perëndisë. Po çfarë do të thotë të jesh pjesë e familjes së Perëndisë?
Familja e Perëndisë është familje që Perëndia e ka mbledhur dhe e ka blerë me gjakun e Krishtit Jezus. Më parë se të bëheshim pjesë e familjes së Perëndisë, u rritëm në një familje tjetër; nuk po flas për familjen biologjike, por për familjen e Adamit dhe Evës. Ata mëkatuan dhe mëkati u pasua brez pas brezi deri tek ne. Por kur ne zgjodhëm Krishtin, u rilindëm dhe u bëmë pjesë e familjes së Perëndisë.
Kur zgjedh Krishtin, ti je pjestar, anëtar familje, i familjes së Perëndisë. Uroj shumë që ndërkohë që lexon këtë plan të kuptosh sa më qartë se çfarë do të thotë të jesh pjestar në familjen e Perëndisë. Çdo familje në qiell; ata që kanë shkuar tashmë të jenë me Zotin dhe në tokë, ne që jemi akoma këtu, të gjithë kemi marrë emër nga Krishti. Quhemi të krishterë, të Krishtit, jemi të Tijët, jemi pjesë e familjes së Tij.
Sa e veçantë që është, prej Krishtit ke marrë emër të ri dhe je pjesë e familjes së Tij tani.
Siç kur martohet një vajzë që merr emrin e familjes së re dhe njihet me atë emër.
Zot, më ndihmo të kujtoj të vërtetat e Tua dhe më ndihmo të gjej mënyra sesi të mbushem me dashurinë dhe Frymën Tënde të Shenjtë. Jezus me kujto që e kaluara ime nuk përcakton identitetin tim, por Ti e bën. Më kujto që gjaku Yt më ka bërë pjesë të familjes së Perëndisë, tashmë nuk jam i huaj, as bujtës por bashkëtrashëgimtar në Ty. Në emrin Jezus lutem, Amen.
About this Plan

Disa kanë patur mundësinë të jenë pjesë e familjeve të shëndetshme; por jo të gjithë. Disa, akoma përpiqen për të fituar dashuri, vëmendje dhe ngrohtësi. Pavarësisht familjes biologjike, a e di që ti je pjesë e një familje më të madhe? Familje plot dashuri, bekime e favor? Të ftojmë të lexosh këtë plan për të zbuluar më shumë për Familjen e Perëndisë!
More
Related Plans

Unshakeable Devotionals

The Hope of Easter: Finding Clarity in Confusing Times

Nine Tenth: A Biblical Guide to Financial Discipline & Freedom

What Your Prayer Accomplishes

Encounter: People Jesus Met, Then and Now

Reassurance of God’s Presence During Loss

Exile on Main St: Reflections for Exiles

Freedom Through Forgiveness: 3 Days to Let Go and Live

Live Different: The Values That Set Us Apart
