Mateu 1
1
Prejardhja e Jezu Krishtit
1Libri i prejardhjes së Jezu Krishtit, birit të Davidit, birit të Abrahamit.
2Abrahamit i lindi Isaku, Isakut i lindi Jakobi, Jakobit i lindi Juda me vëllaznit e vet. 3Judës i lindi Faresi dhe Zarai, prej Tamarës. Faresit i lindi Esromi, Esromit i lindi Arami.
4Aramit i lindi Aminadabi, Aminnadabit i lidi Naasoni, Naasonit i lindi Salmoni. 5Salmonit i liondi Boesi, prej Rahabës. Boesit i lindi Jobedi, prej Rutës. Iobedit i lindi Jeseu. 6Jeseut i lindi mbreti Davit.
Davidit i lindi Salomoni, prej grues së Urisë.
7Salomonit i lindi Roboami, Roboamit i lindi Abijai, Abijait i lindi Asafi. 8Asafit i lindi Josafati, Josafatit i lindi Jorami, Joramit i lindi Ozia.
9Ozisë i lindi Joatami, Joatamit i lindi Ahazi, Ahazit i lindi Ezekia.
10Ezekisë i lindi Manaseu, Manaseut i lindi Amosi, Amosit i lindi Josia. 11Josisë i lindi Jehonia me vëllazën, gjatë shpërnguljes në Babiloni.
12Mbas shpërnguljes në Babiloni, Jehonisë i lindi Salamieli. Salamielit i lindi Zorobabeli.
13Zorobabelit i lindi Abiudi, Abiudit i lindi Eliakimi, Eliakimit i lindiu Azori. 14Azorit i lindi Sadoku, Sadokut i lindi Akimi, Akimit i lindi Eliudi. 15Eliudit i lindi Eleazari, Eleazarit i lindi Matani, Matanit i lindi Jakobi. 16Jakobit i lindi Jezefi, burri i Marisë, prej të cilës u lind Jezusi, i quejtuni Krisht.
17Të gjitha breznitë nga Abrahami deri te Davidi janë katërmbëdhjetë brezni. Nga Davidi deri tek shpërngulja në Babiloni, katërmbëdhjetë brezni. Nga shpërngulja në Babiloni deri tek Krishti, katërmbëdhjetë brezni.
Të lindunit e Jezu Krishtit
18Të lindunit e Jezu Krishtit ndodhi kështu: nana e tij, Maria, që ishte e fejueme me Jozefin, u gjet shtatzanë prej Shpirtit të Shenjtë para se ata të bashkoheshin. 19Por, Jozefi, burri i saj, tue kenë i drejtë e tue mos dashtë me e poshtnue, mori vendimin me e nda tinëz. 20Kur po shkoqitte këto, ja që iu duk në andërr një engjëll i Zotit, që i tha: «Jozef, bir i Davidit, mos ki frikë me e marrë Marinë, gruen tande! Çka asht përftue në të asht prej Shpirtit të Shenjtë. 21Ajo do të lindë një bir e ti venja emnin Jezus, se ai do ta shpëtojë popullin e tij prej mëkateve të veta». 22Gjithë kjo ndodhi që të kryhej çka ishte thanë prej Zotit me anë të profetit, që kumton:
23«Ja, vasha do të mbesë shtatzanë,
do të lindë një bir
dhe do t'ia vejnë emnin Emanuel,
që e përkthyeme do me thanë "Hyu me ne"».
24Kur Jozefit i doli gjumi, veproi si e kishte urdhnue engjëlli i Zotit. E mori gruen e vet 25dhe nuk e preku, deri kur lindi birin. Atij ia vuni emnin Jezus.
Atualmente selecionado:
Mateu 1: DHRG
Destaque
Partilhar
Copiar
Quer salvar os seus destaques em todos os seus dispositivos? Faça o seu registo ou inicie sessão
This translation is a copyright of the Interconfessional Bible Society of Albania