Luka 7:21-22
Luka 7:21-22 ALBB
Dhe në atë orë Jezusi shëroi shumë veta nga sëmundjet, nga fatkeqësitë dhe nga frymërat e lig, dhe shumë të verbërve ua dhuroi të parit. Dhe Jezusi duke u përgjigjur u tha atyre: ''Shkoni dhe i thoni Gjonit ç'keni parë e dëgjuar: të verbrit fitojnë përsëri të parit, të çalët ecin, lebrosët po pastrohen, të shurdhrit po dëgjojnë, të vdekurit po ringjallen, dhe ungjilli u shpallet të varfërve.